Sikundër u lajmërua edhe më herët gjatë natës persona ende të panjohur kanë goditur me armë zjarri shtëpinë e shefit të Qarkullimit Rrugor të Lezhës, shtetasin Gjovalin Toma.
Ky i fundit ka reaguar duke thënë se nuk ka konflikt me askënd dhe autorët mund të kenë gabuar shënjestër. Autorët kanë goditur kuzhinën e shtëpisë, ndërsa vetë Toma ndodhej në shtëpi në ato momente.
Plumbat kanë goditur muret e shtëpisë, ndërsa dy prej këtyre plumbave kanë përfunduar në banesë. Një nga pistat ku po hetohet është ajo për shkak të detyrës.