Autoritetet amerikane paralajmëruan banorët të përgatiten për një uragan me fuqi rekord që po i drejtohet Floridas, ndërkohë që kjo stuhi e quajtur Irma solli shkatërrime në Karaibe.
”Kjo stuhi e kategorisë V, me erëra që arrijnë 295 kilometra në orë, është një prej më të fortave e regjistruar ndonjëherë në Atlantik”, thanë zyrtarët.”Kjo stuhi u drejtua për në ishujt Virxhin, ndërsa alarmi për uragan kishte disa ditë që ishte vendosur në Karaibe, përfshirë edhe Porto Rikon, Republikën Dominikane, Haitin dhe Bahamasin”, njoftoi Qendra Kombëtare Amerikane për Uraganet, raporton Daily Mail.Territori amerikan i Porto Rikos, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe rezidentët kanë frikë se sistemi elektrik mund të ndërpritet për javë ose muaj “Irma ka shkatërruar disa prej godinave më të forta në ishullin St Martin”, sipas, sipas Daily Mail dhe po i drejtohet Floridës me një shpejtësi marramendëse 295 kilometra në orë. Ndërkohë që guvernatori i Floridas ka paralajmëruar banorët uragani Irma që po afrohet dhe mund të jetë më i fuqishëm se sa stuhia më e fuqishme që ka goditur ndonjëherë këtë shtet.
“Stuhia është më e madhe, më e shpejtë dhe më e fortë se sa uragani Andriu”, tha guvernatori, Rick Scott duke bërë krahasimin me një stuhi që ka shkatërruar Floridan 25 vite më parë në gusht 1992. Kjo kishte qenë stuhia më e madhe që kishte goditur këtë shtet dhe brigjet amerikane deri në vitin 2005 kur goditi uragani Katrina.Scott paralajmëroi të gjithë shtetin që të përgatitet, duke theksuar se rruga e stuhisë është e paqartë.
“Irma është uragani i pestë në Atlantik që arrin erëra të qëndrushme me shpejtësi 295 kilometra në orë ose më të mëdha”, sipas Phil Klotzbach, një shkencëtar tropikal në Universitetin e Shtetit të Kolorados i pyetur nga “Weather Channel”. Kjo stuhi vjen pas uraganit Harvey, që arriti në një stuhi të nivelit të katërt në Gjirin e Meksikës para se të godiste Teksasin muajin e kaluar duke shkaktuar dëme të mëdha në Huston dhe zona të tjera.