Home KRYESORE Vritet në Siri shqiptari që kërcënonte se do të marshonte në Zvicër...

Vritet në Siri shqiptari që kërcënonte se do të marshonte në Zvicër me ushtrinë e ISIS

Mediat zvicerane raportojnë se xhihadisti shqiptar nga Maqedonia, që kërcënoi me sulme Evropën dhe konkretisht Zvicrën, është vrarë nga një sulm ajror i SHBA në maj të këtij viti në Siri.

Sipas gazetës ‘SonntagsZeitung’, 26-vjeçari Ohran Ramandani ka qenë njëri ndër luftëtarët e rangut më të lartë të ISIS.

26-vjeçari ka jetuar edhe në Zvicër, konkretisht në Dübendorf të Kantonit të Zyrihut. Shqiptari ka pasur lidhje edhe me Qëndrim Ramadanin, i dënuar me burg të përjetshëm në Turqi për aktivitetet në shërbim të ISIS-it etj.

Gazeta përshkruan ngritjen në karrierë të shqiptarit në ushtrinë terroriste, duke u mbështetur në fotografitë ku ai paraqitet me luftëtarë të rangut të lartë të ISIS-it dhe në burime tjera, transmeton albinfo.ch. Shqiptari nga Maqedonia kishte arritur të bëhej shef i shërbimit informativ të ISIS-it për rajonin e Ballkanit.

Ndërsa sipas Koalicionit anti ISIS, të udhëhequr nga amerikanët, Orhan Ramandani i mbiquajtur edhe si Daniel al-Albani, kishte planifikuar nga Siria sulme terroriste jashtë vendit, mes tjerash edhe në Evropë.
0023B7BD_A191F4A93D4461350FA8753275D4A480
Shqiptari ishte zhdukur nga Zvicra në vitin 2014, ndërsa pas një viti ishte paraqitur në një video propagandistike të ISIS-it. Kur, gazeta “SonntagsZeitung”, në vitin 2015 kishte bërë hulumtimin e parë lidhur me këtë problematikë, ajo kishte konfirmuar faktin se i riu kishte qëndruar një kohë në Zvicër, duke thënë se do të kthehej sërish aty, por kësaj rradhe me ushtrinë e ISIS-it.

Në Siri, Orhan Ramadani kishte luftuar në njësitin e njëjtë kua kanë bërë pjesë edhe Valdet Gashi (ish kampion thaiboksi) dhe Christian-i, një zviceran i konvertuar në islam, të dy nga Ëinterthur-i, i kantonit të Zyrihut.
rtfgbvMë tej gazeta e përmendur merret me ambientin prej nga rrjedhin xhihadistët që shkojnë nga Zvicra në “luftën e shenjtë” në Siri dhe në Irak. Ata janë me shumicë dërrmuese me prejardhje nga Ballkani, kryesisht nga Kosova, Maqedonia dhe Bosnja. Kjo, përpos përkatësisë myslimane të popullsisë së këtyre vendeve, shpjegohet edhe me përpjekjet e mëdha të ISIS-it që aktivitetet e veta drejt Evropës t`i orientojë duke shfrytëzuar këto vende të Ballkanit si urë lidhëse.
trfgbvSipas njoftimit të aleancës anti ISIS thuhet se shqitpari është vrarë më 21 maj nga një sulm ajror në afërsi të lokalitetit sirian, Mayadin në luginën e Eufratit. Më 3 gusht të vitit 2017, Departamenti amerikan i Mbrojtjes njoftoi në faqen e saj të internetit, se ka vrarë disa luftëtarë të ISIS-it në Siri./Lapsi.al
rtgfbn

Share: