Home KRYESORE Zgjidhet kreu i ri i Akademisë së Shkencave, ja si u ndane...

Zgjidhet kreu i ri i Akademisë së Shkencave, ja si u ndane votat:

Kryetari i ri i Akademise se Shkencave u zgjodh me 27 vota pro dhe vetëm 3 kundër dhe tashme, Gudar Beqiraj do të jetë kreu i ri i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Në garë ishin matematikani Beqiraj dhe arkeologu, Myzafer Korkuti për atë të zv.kryetarit, që u votuan nga Asambleja e ASH. Ata këmbyen vendet mes tyre, sepse ligji nuk e lejon që të kandidosh dy herë rresht për këtë pozicion.

Të pranishëm në votim për zgjedhjet në Akademinë e Shkencave, ishin 21 anëtarë. 9 anëtarë kanë dërguar votën e tyre me postë, ndërsa në zgjedhje nuk merr pjesë akademiku Artan Fuga, i cili i ka quajtur formale dhe ka dalë hapur kundër tyre duke kërkuar ndryshime. Mësohet se zarfi i Fugës është kthyer pa votën e tij.

Share: