Home KRYESORE Zoti eshte tjetri… Nga Anila Kruti

Zoti eshte tjetri… Nga Anila Kruti

U ndez fjala ne duart Hestias .
Orakulli i stineve shkroi udhen tende.
Hapat te sollen tek une.
I miri im …
Zjarri te dridhej ne duar.
Gjaku nen lekure .
Mua buza nen mall.
Trupi nen zjarr.
Mendueshem shtrive shpirtin ne qiell.
Dhe pikove prej qiellit ne fatin tim.
Ardhjes tende ia dua gjurmen.
Duarve te tua mbushjen me drite.
Heshtjes tende i mesova leximin.
Prekjes se duarve muziken e mallit.
Pastaj te degjova burimet e shpirtit qe rridhinin ne emrin tim.
dhe qete shtriva krahet e mi ne parajsen prej uji.
Te pashe te luteshe ne emer te dashurise tek kendove nje psalm prej bibles se buzes:E bukura ime !
Te perqafova ne lindjen e nje dite te re…
M’u ule ne gjunje
dhe qave si burre…

*Hestia ,Perendesha e zjarrit.

Share: