Home KRYESORE Ambasadori egjyptian Mohamed Khalil: Do forcojmë marrëdhëniet historike me Shqipërinë

Ambasadori egjyptian Mohamed Khalil: Do forcojmë marrëdhëniet historike me Shqipërinë

Ambasadorin e Egjyptit ne Tirana, Mohamed Khalil e intervistoi Alkest Shehu

1-Zoti Ambasador, si paraqiten marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe Egjiptit?

Dy vendet karakterizohen nga marredhenie dypaleshe historike te shkelqyera. Nuk kane qëndrime te largeta sa i perket ceshtjeve rajonale dhe nderkombetare dhe bashkepunoijne ne kuader te anetaresise se perbashket ne organizatat nderkombetare dhe rajonale si OKB , Organziata e Bashkepunimit Islam dhe Unioni i Mesdheut. Vendet tona kane lidhje historike e kulturore qe datojne ne kohen e  sundimit ne Egjipt te famijes se Mehmet Ali Pashes me origjine shqiptare.  Viti 2016 shenoi 60-vjetorin e themelimit te marredhenieve diplomatike ndermjet dy vendeve, qe nga viti 1956.

2-Ku konsiston bashkëpunimi midis dy vendeve tona?

Ketu mund te permend ne vijim disa fusha bashkepunimi ndermjet dy vendeve, qe i konsiderojme te rendesishme per tu konsoliduar te cilat do te sherbejne per te perfshire dhe fusha te  tjera ne te ardhmen.

– Aktivitetet e Agjencise Egjiptiane per Partneritet per Zhvillim, e cila ofron programe per ndertimin e  kapaciteteve  ne fusha te ndryshme, ku dhe Shqiperia ka marre pjese ne to, sidomos ne kurse trajnimi ne fushen e diplomacise, turizmit, bujqesise, sigurise, luften kunder narkotikeve, terrorizmit dhe ekstremizmit, mbrojtja e kufjve, gjuhe arabe etj.

– Bursat e studimit qe ofrohen nga universitetet egjiptiane  dhe universitetit Az’har per sudentet shqiptare dhe trajnimin e imameve nga ana e Universitetit te Az’harit ne bashkepunim me Komunitetin Mysliman Shqiptar ne kuder te pergatitjes se kuadrove profesioniste ne fushen e studimeve islame sipas shkolles se Az’harit qe perfaqeson mendimin e ekuilibruar islam ne bote.

– Muajin e Ramazanit qe kaloi Az’hari dergoi ne Shqiperi nje klerik per zhvillimin e ceremonive te Ramazanit ne nje prej xhamive te Tiranes.

– Pjesemarrja e drejtuesve te Komunitetit Mysliman ne shume evente qe organizohen ne Egjipt me ftese se Ministrise se Vakefeve, Az’harit Sharif dhe Myftinise se Egjiptit.

– Egjipti ka marre pjese ne te shkuaren  ne shume prej aktiviteteve kulturore qe jane organizuar ne Shqperi e po ashtu Ambasada merr pjese cdo vit ne Javen e Frankofonise.

– Ishte planifikuar qe banda muzikore e xhazit Yahya Khalil (banda me e mire e xhazit ne rajonin e Lindjes se Mesme) te merrte pjese ne Festivalin Nderkombetar te Xhazit qe u zhvillua ne Shqiperi gjate muajit korrik, por kjo gje fatkeqesisht nuk u realizua per motive te jashtme qe nuk kane lidhje me vullnetin e kesaj bande muzikore.

-Ish presidenti Bujar Nishani ne korrik te vitit 2017 ftoi ne Tirane Dr. Isamil Serajuddin, ish drejtori Bibliotekes se Aleksandrise per ta nderuar e per te vlersuar punen e tij ne nxitjen e shkembimeve kulturore e dialogut ndermejt popujve e per t’i dhene titullin Doktor (Honoris Causa) nga universiteti shqiptar Marin Barleti.

– Ish presidenti shqiptar Rexhep Mediani eshte anetar i Bordit te te Besuarve te Bibliotekes se Aleksandrise dhe merr pjese ne te gjitha veprimtarite qe zhvillohen atje.

– Egjipti i ka derguar ftese kryebashkiakut te Tiranes, drejtorit te Agjencise Telegrafike shqiptare (ATSH) dhe drejtoreshes se Departamentit me Jashte ne ATSH per te marre pjese ne Forumin Rinor Nderkombetar (World Youth Forum) qe do te mbahet ne Sharm El Sheikh ne datat 4-9 nentor 2017 nen kujdesin e Presidentit Egjiptian me qellim mbeshtetjen e te rinjve dhe shkembimin e eksperiencave ndermjet vendeve te ndryshme te botes.

– Amabsada bashkepunon me Drejtorine e Pergjithshme te Arkivave per pergatitjen e nje projekti te perbashket per dokumentimin e marredhenieve historike e dypaleshe ndermejt dy vendeve duke paraqitur nje panorame “CULTURAMA” nga Qendra e Dokumentimit Bashkekohor dhe Hsitorik ne Egjipt, e cila merret me mbledhjen e te dhenave te duhura nga te gjitha organet egjiptiane per pergatitjen dhe eskpozimin ne nje ceremonie ne  Tirane, ku mund te marre pjese  dhe Ministri egjiptian i Komunikimit ose drejtori i Bibliotekes se Aleksandrise .

– Te dyja vendet aktualisht po studiojne disa draft marreveshje te tjera, te cilat do te ndihmojne ne forcimin e marredhenive dypaleshe ne nje kuader te gjere.

3-Ambasador ju keni bërë shumë takime me autoritetet shqiptare me qëllim shkëmbimet tregtare midis dy vendeve, si janë rezultat e takimeve? A u konkretizua marrëveshja per eksportin e mollëve ne vendin tuaj?

Marredheniet reciproke ekonomike dhe tregtare mbeshteten ne nje baze te mire te marreveshjeve te nenshkruaar ndermjet dy vendeve ne fushen e bashkepunimit ekonomik, nxitjen dhe mbrojten e investimeve reciproke per te lehtesuar dhe rritur vellimin e shkembibeve tregtare ndermjet dy vendeve. Jam takuar me ish ministrin e bujqesise per te negociuar rreth forcimit te bashkepunimit bujqesor  duke shkembyer eksperiencat (Egjipti ka ofruar nje numer programesh trajnimi per palen shqiptare ne kete prizem), duke shtuar ketu rritjen e shkembimeve tregtare per produketet bujqesore. Nder te tjera eshte biseduar dhe per mundesine e eksportit te molleve shqiptare ne Egjipt. Ambasada po mban kontakte me organet perkatese ne Egjipt per te realizuar kete eksport per shkak te cilesise molleve shqiptare. Mendoj se kjo ceshjte kerkon nje angazhim te drejtperdrejte te kompanive eksportuese dhe atyre importuese ne te dyja vendet per te mundesuar diversitetitn e eksporteve dhe importeve reciproke, nderkohe qe eshet shume e rendesishme te kete nje linje detare direkte ndermjet dy vendeve per te mbeshtetur shkembimet tregtare. Ambasada ka bere perpjekeje per te arritur tek nje draft marreveshje e perbashket ne fushen e transportit detar, e cila eshte gati per t’u nenshkruar ne rastin me te afert.

– Ambasada ka pasur kontakte me organet perkatese ne Egjipt dhe Shqiperi per te mbeshtetur shkembimet tregtare dhe marredheniet e bashkepunimit ekonomik. Ka nje dakortesi ne parim per te vitalizuar marreveshjen e bashkepunimit ekonomik ndermjet dy vendeve nenshkruar ne vititn 1993 nepermjet ngritjes se nje komisioni te perbashket ne fushen e tregtise dhe industrise per te mabjtur mbledhje periodike me qellim ndermarrjen e hapave konkrete per nxitjen e marredhenieve ekonomike dypaleshe.

– Po ashtu, permend takimet qe kam pasur me znj. Ekonomi ish minsitren e Ekonomise, presidenten e Unionit te Dhomave te Tregtise dhe Industrise, zyrtare te Ministrise se Tregtise dhe Industrise ne Egjipt dhe Unionin e Investitoreve Egjiptiane, te cilat ishin takime nxitese dha eshte deshmiuar nje vullnet i perbashket per forcimin e bashkepunimit ekonomik. Mendoj se eshte shume e rendesishme mbledhja e komisionit te perbashket ne menyre periodike, pasi komisioni eshte mbledhur nje here te vetme ne Kajro qe kur eshet themeluar ne vitin 1993. Ky komision do te ndihmoje per te paraqiur situaten aktuale e per te rene dakord per hapa konkrete  ne te gjtha fushat e bashkepunimit me interes te ndersjelle.

– Ambasada po ben perpjekje dhe shpreson qe te kete nje pjesemarrje egjiptiane ne Panairin Nderkombetar Tregtar qe do te zhvillohet ne Tirane ne muajin nentor, i cili paraqet nje mundesi te mire per produktet egjiptiane per te gjetur tregje te reja ne Shqiperi dhe ne vendet e rajonit.

4- Cilat mund të jenë fushat me më shumë interes për tu zhvilluar midis Shqipërisë dhe Egjiptit sipas mendimit tuaj?

Amabada ka disa ide dhe shpresojme t’i konkretizojme tek te dyja palet per ti pare me vemendje, si:

– Studimi i mundesise se ngritjes se nje zone te lire per produktet dhe mallrat egjiptiane ne Shqiperi per t’i eksportuar drejt vendeve fqinje.

– Mundesia e krijimit te kompanive egjiptiane shqiptare ne fusha te reja si peshkimi, mineralet, prodhimi i energjise nga burimet hidrike dhe mundesia e investimeve te perbashketa egjiptiano-shqipatre ne industrine ushqimore dhe ate te tekstilit.

– Shkembimet turistike

– Shkembimet mes te rinjve nepermjet pjesemarrjes ne evente nderkombetare e rajonale per nxitjen e mirekuptimit reciprok, shkembimin e pervojave, njohjen e kultures se tjetrit duke qene se te rinjte jane brezat qe do te mbajne pergjegjesine e se ardhmes.

– Nxitja e shkembimeve kulturore ndermjet dy vendeve per njohjen e aspekteve te ndryshme te kulturave dhe mundesia per ngritjen e nje qendre te gjuhes arabe.

5-A ka projekte që janë duke u realizuar midis Shqipërisë dhe Egjiptit?

– Po, eshte projekti CULTURAMA ne fushen kulturore, shpresojme qe te formohet komisioni ekonomik e te dakordesohet per nje sere projektesh.

– Ka nje vullnet nga ana e Unionit te Biznesmeneve te Rinj Egjiptiane per te investuar per hapjen e nje fabrike tekstili ne Shqiperi dhe eksportimin e produkteve ne vendet fqinje. Perfaqësues te ketij Unioni pritet te vijne ne Shqiperi se shpejti per te diskutuar me zyrtaret vendas rreth realizimit te ketij projekti

-Shqiperia ofron mundesi te mira turistike dhe ambasada po perpiqet te terheqe kompani te medha egjiptiane per te investuar ne fushen e turizmit e per te ndertuar nje resort turistik ne bregdetin shqiptar.

– Nje nga kompanite e medha egjiptiane ka shprehur interes per te operuar ne Shqiperi dhe po mbledh informacionet e nevojshme.

– Ambasada po mban kontakte me disa organe qeveritare shqiptare per te organizuar nje ekspozite te riprodhimeve te Tutankhamonit nen kujdesin e Ambasades dhe Ministise se Kultures se Republikes se Shqiperise.

6-Shqiptarët kanë qenë gjithmonë të terhequr nga vendi juaj.Cilat kanë qënë perpjekjet tuaja për promovimin e turizmit të vendit tuaj në Shqipëri?

– Ambasada ka pasur komunikime me organet perkatese ne Egjipt dhe Shqiperi per te nxitur marredheniet e shkembimeve turistike dhe aktivizimin e marreveshjes se bashkepunimit ne fushen e turizmit midis dy vendeve duke organizuar nje fluturim direkt nga Tirana ne Sharm El Sheikh per te gjalleruar turizmin reciprok.

– Ne shtator te vitit 2017 Egjipti i ka derguar nje ftese drejtorit te Agjencise se Turizmit z. Ardit Collaku per te marre pjese ne Konferencen e Turizmit Religjioz ne Sharm El Sheikh ne datat 28-30 shtator 2017 me teme “Gadishulli Sina- Kryeqyteti i Turizmit Religjioz” per te promovuar kulturen dhe konceptet e komunikimit ndernjerezor dhe vleren e tolerances mes feve. Kjo vizite do te shfrytezohej per forcimin e  bashkepunimit ne fushen e turizmit midis dy vendeve, por kjo vizite nuk u realizua dhe zyrtari shqiptar u justifikua per mospjesemarrjen.

– Eshte biseduar per te realizuar nje fluturim me charter dhe po studiojme mundesine e ftese se nje numri zyrtaresh te Ministrise se Turizmit, perfaqesues te agjencive kryesore turistike e disa perfaqesues te medias per te diskutuar me palen egjiptiane mundesine e forcimit te shkembimeve turistike ndermjet dy vendeve dhe prezantimin e Shqiperise dhe bukurive te saj natyrore e vlerave historike e kulturore tek turistet egjiptiane.

7-Sa të pranishme janë bizneset egjiptiane në Shqipëri?Në cilat fusha janë te interesuar biznesmenët egjiptian?

Ne dekaden e fundit ka pasur nje kompani ndertimi egjiptiane dhe po shihet mundesia e nje kompanie tjeter per te operuar ne tregun shqiptar. Po ashtu nje kompani tjeter egjiptiane operon ne Shqiperi ne fushen e kunsulencave inxhinierike dhe shpresojme qe nje kompani e madhe e egjiptiane te investoje se shpejti ne fushen e turizmit ne Shqiperi.

8-Ambasador,prej një viti jeni prezent në vendin tonë.Si i shikoni reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare? Si e shikoni te ardhmen e Shqipërisë?

Gajte viteve te fundit Shqiperia ka bere nje progres te dukshem ne te gjitha fushat. Qe nga ardhja ime ketu shoh vullnet dhe perpjekje per rritjen e zhvillimit ekonomik ne vend nga te gjitha forcat politike dhe populli shqiptar dhe kjo verehet ne te gjitha aktivitetet nderkombetare qe zhvillohen ne Tirane ne fushen e ekonomise dhe tregtise. Po ashtu ka nje vemendje per rolin emigranteve shqiptare, terheqjen e investimeve te huaja dhe hapjen me boten e jashtme. Shfrytezoj rastin te vleresoj rolin e Shqiperise ne bashkepunimin rajonal, i cili cili do te pershpejtoje integrimin e vendeve te rajonit ne Bashkimin Europian, po ashtu dhe themelimin e Fondit te Ballkanit Perendimor dhe shume iniciativa te tjera. Mendoj se investimet e huaja ne turizem do ta shnderrojne Shqiperine ne nje nga destinacionet ne Europe. Po ashtu pergezoj hapjen e linjave ajrore dirkete ndermjet Shqiperise dhe nje numri te madhe te vendeve europiane dhe rritjen e numrit te turisteve.

9-Kur mendoni që Shqipëria do të jetë pjesë e Bashkimit Europian?

Mendoj se perpjekjet qe po ben Shqiperia ne kete drejtim do te sjellin se shpejti hapjen e negociatave per anetaresimin e  saj ne BE, pasi ky eshte nje nder prioritetet kryesore te qeverise se re shqiptare. Shume prej zyrtareve te larte europiane i kane vleresuar reformat ne vend dhe perpjekjet e Shqiperise. Shpresojme qe Shqiperia te kete sukses ne kete drejtim.

10-Ambasador,si është një ditë pune për ju, sa e vështirë është të jesh ambasador?

Ambasada po ben perpjekje te shumta per te realizuar bashkepunime me interesa te perbashketa duke pare rendesine e dy vendeve tona ne rajonet perkatese dhe perpjekjet per te ruajtur paqen e stabilitetin duke u perballur me sfida te perbashketa e per te krijuar nje atmosfere te pershtatshme per te nxitur zhvillimin ekonomik dhe prosperitetin e dy vendeve mike. Mund te permend ne menyre te permbledhur aktivitete ditore te Ambasades duke pasur kontakte te vazhdueshme me organet perkatese ne Shqiperi dhe Egjipt per te forcuar bashkepunimin ne pershtatje me marredheniet miqesore mes dy vendeve. Ka propozime per bashkepunim ne fusha te reja  dhe kontakete me insitucionet perkatese per te prezantuar vizionin per thellimin e marredhenieve te perbashketa. Ambasada ofron sherbime konsullore per shtetasit egjiptiane qe jetojne ne Shqiperi, numri i te cileve arrin afersisht 250 persona. Po ashtu, ofrohen viza per turistet shqiptare dhe shtetas te vendeve te tjera qe jetojne ne Shqiperi. Pjesemarrja jone ne aktivitete te ndryshme kontribuon ne shkembimin e ideve rreth forcimit te bashkepunimit dypalesh. Ne kete kuader vleresoj bashkepunimin mes dy vendeve tona ne mbeshtetje te kandidaturave te perbashketa ne organizmat nderkombetare. Gjithmone prezantojme aktualitetin ne Egjipt sa i perket zhvillimeve ekonomike, kulturore e turistike nepermjet faqes zyrtare te ambabsades ne Facebook dhe nxjerrim nje buletin javor te lajmeve mbi Egjiptin duke ua derguar institucioneve te ndryshme. Se fundmi, mund te them se ka shume mundesi per forcimin e bashkepunimit mes dy vendeve dhe mendoj qeveria e re shqiptare do te krijoje kushte te pershtatshme per realizimin e objektivave te perbashketa.

Share: