Home KRYESORE Artan Hoxha: Policia ka arrestuar truprojat e Qazim Sejdinit

Artan Hoxha: Policia ka arrestuar truprojat e Qazim Sejdinit

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini është marrë në mbrojtje nga Policia e Shtetit, si person që i rrezikohet jeta nga grupe kriminale në qytetin e Elbasanit.

Ai shihet si njeri i rrezikuar nga anëtarë të fisit Çapja, një beteje e hershme mes këtij fisi dhe Çelajve, mik i të cilëve është edhe dhëndri i Sejdinit, Sokol Sanxhaktari.

Këtë fakt të rëndësishëm e bëri të ditur gazetari investigativ Artan Hoxha, një nga personat që e njeh mirë konfliktin mes bandave në Elbasan dhe nga të vetmit që ka folur publikisht duke dhënë informacione të shumta për përplasjen e 18 shtatorit dhe më herët.

Ai tha në emisionin “Të paekspozuarit” në News24 se ka pasur një vizitë të kryetarit të Bashkisë së Elbasanit pak ditë më parë në Tiranë, i shoqëruar nga truprojat e tij me armë, por të veshur civilë dhe se si kanë përfunduar në polici.

“Z. Qazimi ka qenë në Tiranë para disa ditësh dhe ka pasur truprojat e tij por civilë. Një qytetar që i ka parë me armë truprojat është alarmuar dhe ka lajmëruar policinë. Ka ardhur policia e ka arrestuar truprojat që janë edhe punonjës policie”, tregoi Hoxha.

Një ditë më parë një denoncim i rëndë mbërriti tek ish-kryeministri Sali Berisha ku një qytetar i fliste për fjalët që qarkullonin në Elbasan: Qazim Sejdinit i kishin çuar arkivol në banesë në shenjë hakmarrje për ngjarjet e fundit kriminale në këtë qytet. Një ditë më parë policia bëri një arrestim të bujshëm atë të Enea Begteshit, i cili u kap në Cërrik dhe që akuzohet se ka qenë shofer në Audin që më shumë se d javë më parë përplasi makinën e zv.drejtorit të Policisë së Elbasanit. Ka dyshime se ai është i përfshirë edhe në goditjen me antitank që ju bë një nga bizneseve të fisit Çapja muaj më parë.

Share: