Home Gjeo-Ekonomia Basha-Ramës: Po zhvat biznesin e vogël për tu pasuruar me klientët

Basha-Ramës: Po zhvat biznesin e vogël për tu pasuruar me klientët

Kreu i Partisë Demokratike ka replikuar në distancë me kryeministrin Edi Rama për futjen në TVSH të biznesit të vogël, lajmeruar vetem se fundi! Në përgjigje të akuzave të Ramës se opozita po i bëhet mburojë informalitetit, Basha thotë se Kryeministri po zhvat njerëzit e thjeshtë për pasurimin e tij dhe klientëve.

Ja teksti i plote i Lulzim Bashes:

“Në vend që të kërcënojë sipërmarrësit e vegjël që punojnë sa për të mbajtur gjallë familjet e tyre, Edi Rama duhet t’u bëjë të ditur shqiptarëve sa para u ka dhënë nga buxheti i shtetit oligarkëve këto katër vite: oligarkët e shëndetësisë e të ilaçeve, oligarkët e ndërtimit, oligarkët e koncesioneve, oligarkët e naftës dhe të telekomunikacionit. Pastaj t’u tregojë shqiptarëve edhe sa taksa kanë paguar këta oligarkë në buxhetin e shtetit. Por ai nuk i tregon dot këto fakte, sepse ato zbulojnë një të vërtetë kriminale: zhvatjen e pamëshirshme të njerëzve të thjeshtë për pasurimin e Edi Ramës dhe klientëve të tij.” – shprehet Basha.

Share: