Home KRYESORE Debat i nxehtë Rama-Xhafa, pas deklaratës së Lu, për drejtorin e përgjithshëm...

Debat i nxehtë Rama-Xhafa, pas deklaratës së Lu, për drejtorin e përgjithshëm të Policisë?

Burime pranë 360grade.al, raportojnë për një debat të tendosur, ndërmjet kryeministrit dhe ministrit të brendshëm Fatmir Xhafa, sepse ky i fundit, sipas burimeve ka kërkuar shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.

Rama e ka mbrojtur drejtorin e përgjithshëm, emërimi dhe shkarkimi i të cilit është kompetencë e kryeministrit, ndërsa burimet raportojnë se kjo ka provokuar një debat të ashpër ndërmjet të dyve.

Ministri Xhafa, e ka lexuar ndryshe nga Rama, deklaratën e përsëritur të ambasadorit Lu, duke propozuar një reagim energjik, në Policinë e Shtetit, por ka ndeshur në rezistencën e kryeministrit që nuk lëshon pe… /360grade.al/

Share: