Home KRYESORE Denoncimi tronditës tek Sali Berisha: “Drejtorët kërkojnë seks për një vend pune...

Denoncimi tronditës tek Sali Berisha: “Drejtorët kërkojnë seks për një vend pune në arsim”

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka bërë publike disa denoncime të qytetarëve, lidhur me gjendjen e arsimit në Shqipëri.

“Degradim i frikshëm i arsimit, mësues pa diploma, ryshfete, gjoba, korrupsion, afera seksuale në shkolla dhe kopshte”, shkruan Sali Berisha.

Postimi i plotë në Facebook i ish-kryeministrit:

Degradim i frikshëm i arsimit, mësues pa diploma, ryshfete, gjoba, korrupsion, afera seksuale në shkolla dhe kopshte!

Lexoni mesazhet e qytetarëve dixhital! sb

“Te pershende perzemersisht z,Berisha ne shkollen xhafzotaj durres krmi I rilindjes nuk ka fund nga drejtori I shkolles naim xhelili , kalamajt grabiten .nga ky tip duke I zhvatur nga leket e librave .kerkon bakshish hapur kush don te regjistroje kalamaj ne kopesht.deri te pastrimi I shkolles Ku gjdo kalama duhet te paguje 1000 leke te reja she shkolla ka 1240 nxenes qe I bie 1240000 te reja faktohet se pastrusen e paguen bashkia. Kam derguar vajzen 4 vjece ne kopesht pas 3 javesh e kthen ne shpi me protekstin eshte e Vogel ma von e kuptuam qe nuk kisha paguar detyrimin e bakshishit te vendosur nga ky tipi naim xhelili”

“Pershendetje doktor berisha.. degjova sot qe luçiano boçin let arsimin ne librazhd qe esht katastrofe shum mire e ka bo bravo.. po i thuj te vi nje her ne peqin se esht bo nomi zi o doktor nuk ka me mesues te hajrit por vetem gra budallaqe qe vijn shkolle me minifunda … dhe doja te sqaroja me kryesoren qe jan 50% pa shkollen perkatese dmtb kot me kot… dhe 20% qe skan diplome fare .. po mire do benit te dali nje her peqini te faqa juaj e denoncimeve se jemi bo si shtet rrethim.. flm dhe respekte i madhi dr berisha.. vtm anonim te lutem.”

“Pershendetje zoti sali berisha dua te denocoj drejtorin e shkolles 9 vjecare Visoke Mallakaster per parregullsi ne dhenjen e mesimit u ka mar 3mij lion lek mesuseve + favoreve seksuale e ka ber shkollen private te tijen dhe vjen ne klase dhe thot lexojeni mesimin dhe iken punon ne punen e tij hidraulik esht I pa informuar rreth permbajtjeve te librareve, e ka futur ne pune partia e Edvinit, ju lutem shperndajeni ta marin vesh tgjith kush drejton instutucionet tona, anonim”

“pershendetje, zoti Berisha jemi nje grup prinderish qe punojme punetor llaci e mezi hame buke por zonja ermioni cekani nuk do tja dij por vazhdon te shperndaj libra me autoresine e saj dhe ua shet kompletin parashkoloreve 15 dhe 8 mije leke ne bashkepunim me drejtorat e drejtoreshat e shkollave. ju jeni zeri i vertëte . ju lutem shume bejeni publik se na myti. te pershendesim nga kamza”

“Pershendetje doktor ….hera e pare qe kam 1 ankese dhe ta publikoj se ankesa kemi shum me kete shqiperi te mjere poe tani dua te bej 1 ankese …Kopshti nr 9 ne elbasan …te ky kopesht shihen vetem femijet e doktorrave infernjereve njerzve qe punojn ne bashki i mbahet femija me hater ne cdo eveniment kto femije i ke ne rrjesht te pare dhe zdib as t thojn dy llafe kurse femijeve tane qe jemi hallexhenj dhe i kemi kalamjt zhiva na mohohen e drëjta e tyre.mir qe femijet sna perfillen por na kerkojn nga 50 mije cdo fillim viti per lapsa dhe fletore .un mendoj qe kete shum lekesh tja marrin femijeve te pasanikerve qe i mbajn me hater .apo me e këqe i detyrojn femijet mos ta bejn nevojen ne kopesht se ska letra higjenike ose ti marrin me vete pastaj te dalin ne banjo un mendoj qe duhet ber 1 kontroll ne te gjithe kopshtet duke verifiku cdo drejtor apo dretoresh qe tallet me ate 50 cen tone qe zdim nga ta nxjerrim .”

Share: