Nga Artur Roshi
Dje kryetari i Bashkisë së kryeqytetit tha se ka marrë një propozim interesant nga të rinjtë për rikontruksionin e “piramidës së diktatorit”.
Disa pyetje që i lindin çdo kujt për këtë propozim,janë:
Çfarë është një propozim ?Eshtë dobiprurës apo jo ?Kush është qëllimi i tij ? Adresimi i propozimit është i saktë ?
Propozimi është një ide e strukturuar që lind në një situatë të caktuar politike ose sociale të shqërisë për të konkretizuar një zgjidhje problemi.
Problemi që kemi për të zgjidhur është funksionaliteti i qendrës së Tiranës meqë “piramida e diktatorit” ndodhet pikërisht aty.
Qendra e Tiranës është kerthiza e kombit gjeografik dhe nuk është thjesht një qendër qyteti periferik që mund të pranohet propozimi i një grupi adolishentësh sado mendim të kualifikuar të kenë meqë disa ishin anëtarë të rinisë socialiste,por kërkon një referendum popullor kombëtar në se ju referohemi praktikave të perëndimit.
Nisur nga situata ku lind propozimi shohim se nuk është thjesht sociale (funksinaliteti i qendrës),por është edhe politike sepse lidhet me emocionin e kombit për 50 vite vuajtje të diktaturës të përqëndruar në një pikë të vetme “piramidën e diktatorit”.
Emocioni kombëtar është konsesual dhe shkon në favor të prishjes së simbolit të diktaturës komuniste “piramidës së diktatorit”,për krimet që ai udhëhoqi dhe i ktheu në një metodë pushteti.
Unë them se pasioni politik për të mbajtur në këmbë skeletin konstruktiv të diktaturës në tërësi,nëpërmjet simboleve dhe çdo strukture shoqërore që mundesh,me bindjen për ta rikonstruktuar si ngrehinë me maskën e kapitalizmit ,është e gabuar për të ardhmen e vëndit.
Ky pasion i verbër nuk i shërben as vetë misionarit të tij ,sepse fëmijët tanë nesër do të jenë sërish inferior për kombësinë që kanë,për karakteristikën që do ketë kombi i tyre,si një komb i pazhvilluar.
Këta njerëz që sot kanë pushtetin nuk pranojnë ti etiketosh si komunistë siç kanë qenë baballarët e tyre,pra do të thotë se nuk janë krenarë për të shkuarën diktatoriale të prindërve të tyre,atherë pse simbolet e diktaturës duhet ti mbajmë kur nuk ka njerëz që janë krenarë për diktaturën.
Simbolet kanë peshë dhe nuk mund të mbahen në mënyrë tinzare nga çdo pushtet,aq më tepër kur janë ogurzeza.
Sa e dëgjova si lajm më krijoi shijen e vazhdimësisë së “tangos”,PD-PS në këto 27 vjet për të mos u shkëputur nga diktatura pa marrë parasysh koston që ka në zhvillimin e vendit.
Qeveritë e PD nuk i shohin,ndërsa të PS i rikonstruktojnë.Ky orientim psiqik i klasës politike ka humbur shpresën e shqiptarëve.A mund të ecim para duke mbajtur kokën të kthyer mbrapa ?Këtu nuk funksionon parimi i vazhdimësisë sepse diktatura nuk është një traditë cilësore e qeverisjes dhe ndjekja e tij çon shoqërinë në ferrin e Dantes.
Sa për dobinë e propozimit për këtë investim nuk ka koncept të investimit,pra është një investim i pavlerë sepse nuk krijon të ardhura publike që mund të krijonte një objekt tjetër në këtë pozicion të volitshëm.
Nga ana tjetër dobia e këtij propozimi është kundër një paqeje shoqërore sepse bëhet fjalë për një simbol të së keqes që trazon shoqërinë.
Në se qëllimi i këtij propozimi është i mirë për tu argëtuar rinia ,nuk është rruga e investimit si rikonstruksion i një simboli diktatoriale.
Në se qëllimi i tyre është rivitalizimi i simboleve komuniste është naivitet i moshës që nuk duhet marrë seriozisht.
Adresimi i propozimit nuk bëhet tek kryetari i bsshkisë sepse nuk është një kënd lojrash apo një shkollë a kopësht,por është një investim që kërkon përmasën e qendrës së kryeqytetit dhe nivelin e zhvillimit e të vizionit të kombit,dhe si i tillë i bëhet kryeministrit.
Rrënimi i “piramidës së diktatorit” dhe zvëndësimi i saj me një ndërtesë simbol të demokracisë është sipërmarrja e duhur si një veprim unik i matur dhe i moralshëm.Piramidat ndërtoheshin për të bërë të përjetshëm faraonët.Shqiptarët nuk duan një piramidë që përjetëson diktaturën.
A.Roshi,