Grupi parlamementar i Partisë Socialiste është mbledhur në Kryesinë e Kuvendit pas akuzave të bëra publike ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për implim në trafik droge.
Grupi i PS do të mblidhet nën drejtimin e kryetarit Taulant Balla. Kreu i grupit të PS do të bisedojë me deputetët socialistë pas zhvillimeve të fundit, ku dy trafikantë shqiptarë të arrestuar në Itali përmendin emrin e ish-ministrit Tahiri.
Njëri prej tyre, Moisi Habilaj është kushëriri i Saimir Tahirit, ndaj të cilit Partia Demokratike ka bërë vazhdimisht akuza. Ditën e djeshme, vet Tahiri doli në konferencë dhe deklaroi se i vetmi gabim që ka bërë është që u ka shitur Audin me targa AA 003 GB kushërinjve të tij Habilaj, pa bërë më parë verifikime.
Ndërsa, Kryeministri Edi Rama reagoi duke thënë se Saimir Tahirin e njeh si njeri me integritet, por ka kërkuar që e vërteta të zbulohet sa më parë.