Home KRYESORE E FUNDIT/ Befason Shullazi: Më sillni Berishën këtu! Ja kur do dëshmoi...

E FUNDIT/ Befason Shullazi: Më sillni Berishën këtu! Ja kur do dëshmoi ish kryeministri

Në seancës e radhës gjyqësore që po mbahet sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda për dosjen e Emiljano Shullazit, ka dëshmuar ish ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri. “Kërcënimin ndaj rektorëve e mësova nga postimi i Berishës, tha Tahiri.

Shullazi ka befasuar trupin gjykues kur ka kërkuar që në panelin e dëshmitarëve të jetë edhe ish kreu i qeverisë, Sali Berisha.

Këtë kërkesë në fakt e ka bërë edhe Tahiri gjatë dëshmisë së tij, ku ka kërkuar të dijë se përse një person që i është lakuar emri siç është Sali Berisha, nuk është thirrur të dëshmojë.

Ndërkohë që gjykata është tërhequr për të marrë vendimin në lidhje me seancën e sotme.

Ndërkohë që kreu i policisë së shtetit, Haki Çako ka thënë se “Dhori Kule më ie ishte kërcënuar nga Shullazi”. Ai tha se lajmin e kërcënimin e kishte marrë vesh nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.

Majlinda Keta , kryetare e komisionit për zgjedhjet në Universitete: Incidentin e kam mësuar nga denoncimi i Berishës. Komisioni refuzoi dorëheqjen e Konit.

Shezai Rrokaj: Më telefonoi Kule dhe më foli për një ngjarje të papëlqyeshme…/360grade.al

Share: