Hetuesit kanë zbuluar të tjera detaje për 27-vjeçaren Enertila Beqja e arrestuar se nëpërmjet mashtrimit në “Facebook” i ka marrë 6 milionë lekë të reja drejtorit të postës në Manëz, Barush Ahmetaj.
Kushërira e 27-vjeçares që studion jashtë vendit tha se e reja kishte probleme me personalitetin dhe nëpërmjet rrjeteve sociale kishte krijuar një realitet imagjinar duke krijuar profile false. Kini kujdes mund ta keni nder miqte tuaj dhe si Enertila ka edhe shume te tjera ne xhiro…
“Enertila krijon realitete, gjëra që ajo ëndërron dhe që nuk i janë realizuar. Ajo thotë se është e fejuar me Albano Stafën. Në shkollë të mesme ajo ka dashur një djalë që e kishte emrin Albano. Ajo e donte, por jo ai. Enertila ka deklaruar se është e fejuar dhe se i fejuari e ka emrin Albano Stafa, se ai jeton në Itali, por askush nuk e di kush është, pasi është vetëm ëndërr e saj”, – pohoi kushërira e Enertila Beqjas.
Pas verifikimeve të FB është konstatuar se përveç profilit të saj Elona Gjoka, me të cilën ka komunikuar për 3 vite radhazi me të dashurin e saj virtual, 30-vjeçarin Barush Ahmetaj, ajo ka dhe adresa të tjera si: Enertila Stafa, Enxhi Stafa dhe Xhesika Stafa. Këto dy të fundit janë kunatat e saj imagjinare (motrat e Albanos).