Home KRYESORE Fate Velaj sjell nje artikull te Gilman Bakallit ne 1 vjetorin e...

Fate Velaj sjell nje artikull te Gilman Bakallit ne 1 vjetorin e ikjes se tij!

1 vit pa Gilman Bakalli’n.

Mikun, mendimtarin dhe filozofin.

Natyrorin.

Ai që me rrotat e biçikletës ndryste malet.

Më poshtë analiza e tij mbi sagën time fotografike “The Soul of America”. COD, 4 Korrik 2016

Fotografia e Fate Velaj është e vërtetë, krudo, pa konservantë. Nuk zbukuron asgjë, nuk fsheh asgjë. Shpirti amerikan vjenë mjeshtërisht në të gjitha fotot e Fates si një ëndërr. Sepse vetë Amerika është ëndërr. Ëndrra e lundruesit për Botën e Re. Ëndrra e Etërve Themelues për një unitet të ri. Ëndrrat e sipërmarrësve për një revolucion industrial amerikan. Ëndrra e emigrantit për tokën e shpresës.

Ëndrra e një brezi të ri zbuluesish për të zbritur në Hënë. Në Kushtetutën Amerikane flitet për “ëndrra për një shoqëri më të mirë”. Amerikanët kanë shpikur Hollyvood-in, Disneyland-in dhe Internetin për t’i transferuar në të gjithë botën ëndrrat e tyre. Fotografia e Fates dokumenton lëvizjen, sepse shpirti amerikan ëndërron për një jetë pa kufinj.

Aparati i Fates kap të Renë, “New” sepse shpirti amerikan është ngjizur nga e reja: New York, New Jersey, New Hampshire, New Haven, New Orleans, New London etj. Fotografia e Fates kap Makrokulturën amerikane: makinat e mëdha, rrugët e gjera, porcionet e mëdha ushqimore, shtëpitë e mëdha, trupat mbipeshë etj. Sepse, tek kjo makrokulturë, materializohet ëndrra amerikane për mundësi të pakufishme.

Shpirti amerikan shfaqet në fotot e Fates, nga njëra anë tek larmia e pafundme natyrore (peizazh që ndryshon radikalisht nga hapsira të sheshta që zgjaten pamabarimisht në horizont e deri tek shkëmbinjtë e egër të Grand Kanion), nga ana tjetër tek uniformiteti ushqimor (Starbucks, McDonald) e arkitekturor (grataçela dhe shtëpi njëkatëshe thuajse identike).

Amerikanët në fokusin fotografik të Fates shfaqen të përhumbur në realitetin e tyre. Bashkë dhe të vetmuar njëkohësisht. Amerikani tipik i fotografisë së Fates është produkt i ëndrrës amerikane dhe ëndërrues të saj, ëndërruar ndoshta dhe nga Fate Velaj vetë.

L'immagine può contenere: 1 persona
L'immagine può contenere: 1 persona

 

Share: