Qeveria do të përfshijë prej janarit 2018 edhe bizneset e vogla në skemën e TVSH. “E bëjmë për të luftuar informalitetin”, thotë kryeministri Rama.
Opozita nisi një fushatë kundër kësaj. Lulzim Basha ka filluar takimet me biznesin e vogël. “Do të sjellë rritje çmimesh dhe mbyllje të biznesit”, thotë Basha.
FMN, që ka këshilluar qeverinë mbi sistemin e taksave raporton se TVSH është penalizuese për biznesin e vogël.
Një pjesë e studimit të FMN mbi këtë çështje që po shndërrohet në një betejë politike në Shqipëri e ka botuar pjesërisht revista monitor në versionin e saj online.
Lapsi.al po sjell më poshtë shkrimin e plotë.
FMN ka gjetur se kostot e administrimit së taksave mund të shtojnë në mënyrë të konsiderueshme barrën me të cilën përballen bizneset.
Këto kosto mund të jenë veçanërisht të vështira për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe bizneset e reja…
Politikat tatimore dhe masat administrative që mobilizojnë të ardhurat publike bëhen shkak për zvogëlimin e shtrembërimeve ekonomike, përmirësojnë alokimin e burimeve dhe ngrenë perspektivat e produktivitetit në ekonomi.
Një studim i këtij viti i Fondit Monetar Ndërkombëtar, “Administrata Tatimore dhe performanca e bizneseve: Të dhëna të reja dhe dëshmi për tregjet në zhvillim dhe ekonomitë në zhvillim”, tregon se si kompleksiteti i taksave rrit kostot tek bizneset e vogla dhe ul produktivitetin e tyre.
Studimi tregon se si ndërhyrjet administrative në taksa për të përmirësuar pajtueshmërinë duhet të vlerësohen nga një perspektivë e të ardhurave tatimore. Studimi i FMN-së mori në konsideratë të dhëna nga 21 vende në zhvillim, ku bën pjesë edhe Shqipëria, përgjatë 2013-2016.
Si e penalizon TVSH biznesin e vogël
FMN ka gjetur se kostot e administrimit së taksave mund të shtojnë në mënyrë të konsiderueshme barrën me të cilën përballen bizneset. Këto kosto mund të jenë veçanërisht të vështira për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe bizneset e reja.
Për shembull, te kompanitë e vogla, procedura e rimbursimit të TVSH është e njëjtë me atë të një kompanie të madhe, pavarësisht se shuma që mund të përfitohet është shumëfish më e vogël.
Për kompanitë e mëdha, kostot e përmbushjes së detyrimeve tatimore zënë një përqindje më të vogël për shkak të nivelit të specializimit që kanë dhe përfitimeve që këto bizneseve kanë nga ekonomia e shkallës. Por procedurat pas pagesës së TVSH (p.sh., duke kërkuar rimbursimin e TVSH-së, duke kaluar një auditim tatimor ose një vlerësim tatimor) mund të jenë më sfiduese për tatimpaguesit e vegjël dhe firmat më të reja dhe me më pak përvojë.
Ekspertët e FMN-së arritën në përfundimin se kostoja e zbatimit të legjislacionit fiskal sidomos TVSH-së, bën që bizneset e vogla të limitojnë investimet në prodhim dhe në inovacion dhe në këtë mënyrë ul produktivitetin e tyre.
Barra e lartë e përputhshmërisë transferon burimet nga aktivitetet prodhuese (p.sh., investimin në kapital fizik dhe produktivitetin në rritjen e inovacionit) dhe rrit kostot e inputeve. Studimi i FMN-së në të njëjtën kohë dëshmon se ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe firmat më të reja në përgjithësi janë më pak produktive, sesa firmat më të mëdha dhe ato më me përvojë në treg.
Nga pikëpamja teorike, studimet empirike konfirmojnë një marrëdhënie pozitive midis produktivitetit dhe madhësisë së firmës si në ekonomitë e përparuara dhe ato në zhvillim.
Në mënyrë të ngjashme, gjetjet sugjerojnë që bizneset më të vjetra në treg kanë më shumë produktivitet sesa ato më të reja.
Masat ekzistuese të kostove të përmbushjes së taksave pasqyrojnë si cilësinë e administratës tatimore ashtu edhe kompleksitetin e politikës tatimore. Për më tepër, kostot e përputhshmërisë janë në natyrë shumëdimensionale, duke reflektuar si cilësinë dhe disponueshmërinë e informacionit mbi detyrimet tatimore, ashtu edhe modalitetet për kryerjen e pagesave dhe apelimeve.
Ul produktivitetin
Ekspertët e FMN-së arritën në përfundimin se kostoja e zbatimit të legjislacionit fiskal sidomos TVSH-së, bën që bizneset e vogla të limitojnë investimet në prodhim dhe në inovacion dhe në këtë mënyrë ul produktivitetin e tyre.
Rritet informaliteti
Studimi i Fondit thotë se bizneset e vogla dhe të reja ka të ngjarë të përfitojnë më shumë se firma ato të mëdha dhe më të maturuara në rast se administratat tatimore lehtësojnë barrën e pajtueshmërisë tatimore.
“Një barrë e vështirë për t’iu përgjigjur taksave lidhet me evazionin fiskal, me më shumë korrupsion, me më pak investime dhe me më pak të ardhura për bizneset”,- thotë studimi i FMN-së.
Fondi konstaton se një reduktim prej 10% në barrën administrative të taksave, e matur nga numri i pagesave të taksave në vit dhe koha e kërkuar për të paguar taksat çon në një rritje prej 3% të të ardhurave për bizneset.
Kostot e përmbushjes së detyrimeve tatimore varen nga një gamë e gjerë faktorësh, duke përfshirë kompleksitetin e politikës tatimore, karakteristikat e bazës tatimore, strukturën e normave tatimore, frekuencën e reformës, organizimin dhe efikasitetin e autoritetit tatimor.
Përvojat e vendeve sugjerojnë se rregullat e qarta, të thjeshta dhe informacionet e sakta rreth detyrimeve tatimore mund të inkurajojnë më tej përmbushjen e detyrimeve nga bizneset.
Barra e përmbushjes së detyrimeve tatimore ndaj bizneseve tenton të jetë më e lartë, sa më shumë kohë kërkohet për të kuptuar se si të përmbushen, ose nëse mekanizmi i përmbushjes së detyrimeve është i vështirë.
Eficienca
Fondi konstaton se një reduktim prej 10% në barrën administrative të taksave, e matur nga numri i pagesave të taksave në vit dhe koha e kërkuar për të paguar taksat çon në një rritje prej 3% të të ardhurave për bizneset.
Kostot
Studimet e kostove të pajtueshmërisë tatimore të kryera në shumë vende tregojnë se mikrondërmarrjet zakonisht kanë kosto më të larta të pajtueshmërisë në krahasim me bizneset e mëdha.
Për shembull, në Ukrainë, kostot e pajtueshmërisë për mikrondërmarrjet janë 117% më të larta në krahasim me bizneset e mëdha. Më gjerësisht, pabarazia në mes të kostove të pajtueshmërisë me të cilat përballen bizneset e vogla, kundrejt ndërmarrjeve të mëdha mund të jenë të rëndësishme në vendet ku cilësia e administratës tatimore është më e dobët.
Të mësuarit dhe kuptuarit e ligjeve tatimore përbën një element të rëndësishëm të kostove të përmbushjes së taksave.
Studimet konstatojnë se të mësuarit rreth çështjeve tatimore përfaqëson ndërmjet 5-10% të kostove të përgjithshme të taksave. Ndërsa kjo përqindje mund të duket e vogël, është e rëndësishme të theksohet se këto vlerësime nuk pasqyrojnë rastet kur firmat shmangin të mësuarit rreth çështjeve tatimore duke angazhuar këshilltarë tatimorë të jashtëm.
Në të vërtetë, pjesa e kombinuar e të mësuarit dhe trajtimi me këshilltarët e jashtëm të taksave vlerësohet të jetë midis 17-25% të të gjitha kostove të pajtueshmërisë në ekonomitë e përparuara. Këto kosto janë me sa duket më të larta në vendet në zhvillim dhe për firmat e reja që kanë më pak përvojë të akumuluar në përputhje me taksat.
Studimi i FMN-së përfshiu këto vende: Shqipërinë, Armeninë, Egjiptin, Etiopinë, Maqedoninë, Gjeorgjinë, Jordaninë, Kenian, Kosovën, Republikën e Kirgistanit, Madagaskarin, Malawin, Malajzinë, Namibinë, Rumaninë, Serbinë, Tanzaninë, Ugandën, Vietnamin dhe Zambian./lapsi.al