Djali i Osama Bin Laden është objektivi i një misioni ‘Top-Secret’ që përfshin forcat e armatosura britanike, të cilët e kërkojnë liderin e ri të Al-Kaeda gjallë a vdekur qoftë.
28-vjeçari thuhet se është aktiv dhe po komploton sulme në perëndim pas vdekjes së të atit, i cili u qëllua për vdekje nga marinsat amerikanë në vitin 2011.
Pasi qëndroi i fshehur për një kohë të gjatë pas vdekjes së të atiti,i idjaili i Osama Bin Laden është rishfaqur si “ujk i vetmuar” duke ngjallur terror në një video të lançuar dy vite më parë që bënte thirrje për sulme ndaj civilizimit perëndimor.
Hamza, besohet se fshihet në Pakistan, por grupet e inteligjencës nuk e mohojnë mundësinë e rivendosjes në Siri. Ai është tashmë në Top-10 më të kërkuarit në botë.
Në disa letra të zbuluara në bunkerin ku fshihej Osama Bin Laden zbulohen urdhra ku ai i linte frenat e kultit terrorist në dorën e të birit Hamza.