Home KRYESORE Fundjava/ Alkool dhe shpejtësi mbi normat, ja sa shoferë u shoqëruan në...

Fundjava/ Alkool dhe shpejtësi mbi normat, ja sa shoferë u shoqëruan në komisariate

Policia Rrugore e Tiranës në kuadër të rritjes së masave të sigurisë në rrugë, ka vazhduar intensifikimin e ndëshkimit të drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat rrugore.

Aksionet janë përqendruar më shumë gjatë netëve ku dora e rëndë e gjobave ka rënë mi drejtuesit që ngasin mjetet në efektin e alkoolit, për mosrregullimin e shpejtësisë veçanërisht në zonat e banuara, në afërsi të vendkalimeve të këmbësorëve si edhe ata që bëjnë gara në shpejtësi duke u bërë rrezik serioz për përdoruesit e tjerë të rrugës.

Për këto arsye këtë fundjave janë ndaluar 10 drejtues mjetesh të cilët drejtonin mjetin në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi.

Po gjatë fundjavës, në territorin e qarkut Tiranë, shërbimet e Policisë Rrugore kanë vendosur gjithsej 1556 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, nga këto:

131 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit

93 masa për mospërdorim të kaskave mbrojtëse

189 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit

52 masa për shpejtësi tej normave të lejuara

104 masa për parakalim të gabuar

11 masa për shkelje të semaforit

10 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe pjesa tjetër për

shkelje të ndryshme.

Janë pezulluar 78 leje drejtimi, nga të cilat:

52 për shpejtësi tej normave të lejuara

10 për pije alkoolike

16 për shkelje të tjera.

Share: