Home KRYESORE Gjykata e Durrësit liron kundërshtarin e Erdoganit

Gjykata e Durrësit liron kundërshtarin e Erdoganit

Gjykata e Durresit ka rrezuar kerkesen e prokurorise per caktimin e mases se sigurise “arrest me burg” per shtetasin turk Muhammet Yasir Aydogmus, per te cilin autoritetet turke kane nxjerre urdher kerkimi nderkombetar, pasi ndaj tij nje gjykate ne Stamboll ka caktuar masen “arrest me burg” per “pjesemarrje ne organizate terroriste te armatosur”.

Prokuroria e Durresit kerkoi caktimin e mases “arrest me burg” per efekt ekstradimi, por gjykata, pasi ka vleresuar te ligjshem arrestin e kryer nga policia gjyqesore, ka vendosur lirimin e tij nga salla e gjyqit.

Sipas burimesh Muhamet Yasir Aydogmus eshte nje profesor shume i njohur dhe nje nga akademiket me ze ne Turqi. Ai eshte ndaluar ne portin e Durresit dhe ndare keshtu nga e shoqja dhe femijet, me te cilet kish humbur edhe kontaktet per nje fare kohe pasi ata jane marre nga autoritet shqiptare dhe vendosur ne nje kamp.

Parimisht shteti shqipta nuk mund te behet vegel e mekanizmeve te dhunshem te presidentit te Turqise Erdogan i cili me dore t ehekurt po shtyp cdo organizim jashte kontrollit te tij politik qe nga grushti i deshtuar i shtetit kunder tij.

Share: