Home KRYESORE Grekët të pakënaqur nga ligji për pakicat: Hapa pas për minoritetin kryesor...

Grekët të pakënaqur nga ligji për pakicat: Hapa pas për minoritetin kryesor të Shqipërisë!

Dy ditë pas votimit nga Parlamenti shqiptar të ligjit për pakicat kombëtare ka ardhur reagimi negativ i Athinës zyrtare. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Aleksandros Gjenimatas, i cili i pyetur nga gazetarët ka deklaruar:

“Në vend që të sigurojë të drejtat e pakicave në vend, bazuar në standardet europiane, projektligji që votoi Parlamenti shqiptar mbi mbrojtjen e minoriteteve përjetëson abuzimet e regjimit të Enver Hoxhës.

Ky është një hap përpara për pakicat reale dhe joekzistuese dhe një hap prapa për minoritetin kryesor dhe ekzistues të Shqipërisë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme greke.

Share: