Home KRYESORE Hapja e negociatave, Ambasadori italian: Vetting-u dhe lufta kundër krimit të organizuar...

Hapja e negociatave, Ambasadori italian: Vetting-u dhe lufta kundër krimit të organizuar faktorë kyç

Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Alberto Cutillo në një intervistë dhënë në emisionin “Passport”, të gazetarit Arbër Hitaj flet ndër të tjera edhe për hapjen e negociatave me BE.

Në lidhje me hapjen e negociatave në 2018 me Bashkimin Europian, ambasadori Cutillo argumenton se gjithçka janë disa faktorë që do e bëjnë të mundur, së pari është fillimi i procesit të “vetting”-ut dhe lufta kundër krimit të organizuar.

“Për Italinë shanset janë të mëdha. Por theksoj janë disa faktorë , i pari lidhet me qëndrimet e gjithë vendeve anëtare, pasi kujtojmë që vendimi duhet të merret me unanimitet. Të gjithë duhet të jenë të bindur se Shqipëria ka përmbushur ato kritere që i kërkoheshin. E dyta Shqipëria duhet të bëjë progres të dukshëm, së pari për “vetting-un”, dhe e dyta lidhet me atë që flitet në disa kryeqytete europiane, ka një shqetësim në rritje që lidhet me rritjen e aktivitetit kriminal shqiptar. Pra është e rëndësishme që qeveria shqiptare të vazhdojë të tregojë angazhimin dhe vullnetin e saj, siç e ka bërë edhe në muajt e fundit, për të luftuar aktivitetet kriminale, por e përsëris të kemi rezultate konkrete nga kjo periudhë deri në mars. E përsëris janë objektiva ambicioze, por të arritshme”.

Share: