Një protestë masive e banorëve në Himarës ka bllokuar punën e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor për prishjen e banesave të parashikuara për t’u shembur nga plani rregullues.
Në protestë ka marrë pjesë kreu i degës së PD Himarë, kreu i OMONIA-s Leonidha Papa dhe ai i OMONIA-s në Himarë Fredi Beleri, Shoqata për mbrojtjen e pronave të bregdetit si dhe deputeti Vangjel Dule.
Nga protesta nuk pati persona të lënduar, por newsbomb.al raporton se banorët ia kanë dalë të kthejnë pas fadromat e INUV.