Prokuroria e Krimeve të Rënda përpara kërkesës për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, duhej të kishte kërkuar arrestimin e disa drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit.
Gazetari i kronikës në “News 24”, Artan Hoxha në studion e emisionit “Opinion”, deklaroi se policia dhe trafikantët janë ata që drejtojnë kultivimin dhe trafikun e drogës në zonë.
Hoxha tregoi se informatori i çështjes së Devollit, i tha se gjithë drogën në zonë e menaxhon policia me trafikantët.
Ai theksoi se informatori u vra dhe askush nuk u pyet në lidhje me vdekjen e atij personi./opinion.al