Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera IKMT pa konsideruar kerkesat e himarjoteve, me forca të shumta policie në...

IKMT pa konsideruar kerkesat e himarjoteve, me forca të shumta policie në terren nis prishjen e banesave në Himarë!

raportohet qe ka nisur në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte prishja e banesave në Himarë, në kuadër të rikualifikimit urban të shëtitores përgjatë bregdetit.

Deri tani mësohet se janë shembur tetë objekte banimi. Forca të shumta po ndjekin operacionin e IKMT-së dhe kjo ndodh ndersa u ish premtuar banoreve te Himares cdo gje duke konsideruar edhe kerkesat e tyre te drejta.

Janë rreth 80 banesa apo objekte biznesi që do të shemben në total. Vetë banorët e Himarës kanë kundërshtuar projektin duke e cilësuar atë si gjenocid ndaj minoritetit grek në Himarë. Banorët refuzuan pak ditë më parë negociatat me ministrin Gjiknuri.

Kujtojmë që plani për shembjen e këtyre banesave në Himarë ka sjellë edhe reagimin e Athinës zyrtare, të cilët kanë kushtëzuar ecurinë e Shqipërisë drejt BE me respektimin e të drejtave të pakicës greke dhe duke kercenuar se mund te perdornin edhe Veton ne rrugen e integrimit europian te Shqiperise!

Pavaresisht kesaj duket se interesa me te medha ka pas “kuntiave” te pushteti i cili tashme nuk pyet me per asgje!

Share: