Prej disa ditësh kanë nisur shirat në vend ndërkohë që ish ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka ngritur alarmin se vendi kërcënohet seriozisht nga përmbytjet. Kjo sipas tij, për shkak të një ndryshimi në Ministrinë e Bujqësisë.
“Ne prag te sezonit te shirave dhe rrezikut te permbytjeve, shkrihet drejtoria e ujrave ne Ministrine e Bujqesise. Rrjeti i hidrovoreve, kanaleve te ujrave te larta, sistemet e digave dhe te rezervuareve, mbeten pa koke dhe ne meshire te fatit. Kercenohemi seriozisht nga përmbytjet”, shkruan deputeti i LSI-së në Facebook.