Home KRYESORE Ja kush janë tre kritikët e Bashës që ende nuk kanë firmosur...

Ja kush janë tre kritikët e Bashës që ende nuk kanë firmosur platformën!

Tre nga emrat më të njohur kritik të Lulzim Bashës, nuk kanë firmosur ende platformën e Lëvizjes për Ringritjen e Partisë Demokratike, shpallur ditën e sotme dhe nënshkruar nga 63 anëtarë të kësaj partie.

Në këtë dokument, ka rënë në sy, mungesa e emrave të Jozefina Topallit, Genc Rulit dhe Eduard Selamit. Ndërsa, dokumenti mbetet i hapur për t’u firmosur, me interes pritet nëse ata të tre; do t’i bashkohen apo jo grupit.

Kritikët e Bashës, mes të cilëve edhe Astrit Patozi e Besnik Mustafaj, shpallën platformën pas një mbledhje që zgjati rreth dy orë.

Ata propozojnë “caktimin e një afati jo më vonë se 9 muaj për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në parti.”

 

Share: