Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka postuar një foto në Facebook-un e tij ku shpjegon “arsyen” e mosarrestimit të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili akuzohet nga Prokuroria për përfshirje në trafikun e Drogës.
“Nuk futem pa Edi Ramën”, mbishkruhet në foton e Saimir Tahirit të shpërndarë nga Berisha.
Kujtojmë se ditën e djeshme socialistët bllokuan dhënien e autorizimit për arrestimin e Tahirit, por vetëm për hetimin e tij, pasi sipas tyre, Prokuroria nuk ka prova për arrestimin e deputetit socialist. Ndërsa opozita mbështeti variantin e arrestimit të deputetit socialist.