Perqasje.com ndoqi sot festen e Ashures tek Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve ku mijëra besimtarë te kesaj Feje zyrtare ne Shqipëri, kanë kremtuar ditën e Hashures, e cila konsiderohet si dita më e rëndësishme për ta.
Sipas kësaj ideologjie Dita e Hashures cilësohet si dita e martirizimit të Imam Husejnit, i cili u rrethua në shkretëtirën e Qerbelasë 1400 vite më parë dhe u vra së bashku me një numër të madh besimtarësh të tjerë për të shpëtuar fjalën e vërtetë të Zotit dhe Islamin. Ne shenje te kësaj sakrifice besimtarët bektashinj tregojnë se kjo ditë e shenjtë është shumë e rëndësishme dhe urojnë vetëm jetë e begati për të gjithë.
Kryegjyshi Botëror, baba Edmond Brahimaj uroi mbarë besimtarët, duke u bërë thirrje për më shumë dashuri mes njëri-tjetrit, si dhe duke u lutur për më shumë paqe në këtë botë të trazuar nga luftërat.
“Me këtë rast uroj dhe bekoj të gjithë besimtarët myslimane bektashinj në 31 vende të botës, por edhe të të gjithë besimeve të tjera. Të kemi më shumë paqe, besim dhe dashuri për njëri-tjetrin. Të kthejmë sytë nga Zoti. Për atë kemi shumë nevojë. Paqe dhe shpëtimi i Zotit qoftë për të gjithë ata që sakrifikojnë dhe luftojnë për njerëzimin”, u shpreh Kryegjyshi Botëror, baba Edmond Brahimaj përballe mijëra besimtareve dhe autoriteteve te pranishme.
Urime të shumta për besimtarët bektashinj u bën dhe nga figura të njohura të politikës në vend. Selia e Shenjtë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë, qëndroj dje gjatë gjithë ditës e hapur në pritje të vizitave.
Ne baze te kësaj ideologjie Festa e Hashures vjen pas 10 ditësh agjërimi gjatë të cilave përkujtohet sakrifica e besimtarëve bektashinj. E gjithë bota myslimane e kujton këtë ditë si ngjarjen më të dhimbshme në historinë e njerëzimit.
I gjithi rriti me pas u shoqerua me nje koncert te shkelqyer i Asmblit Tirana dhe me valletar e kengetare nga te gjitha Trevta Shqiptare ne Ballkan, Europe dhe USA dhe spikaten kengetaret Kastriot Tusha dhe organizatori Azgan Haklaj.
Nje dite e tille midis besimtareve bektashinj te percjell vecse miresi dhe padyshim fryme shume pozitive shoqerore dhe shpiterore.