Ka mbetur i plagosur rëndë një burrë në Peqin pasi është goditur disa herë me thikë. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur E.Sh., ndërsa në kërkim është shpallur K.C., 41 vjeç.
Specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan ndaj 41-vjeçarit, banues në Peqin, bënë referimin e materialeve në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e tij.
K.C., në “Lagjen Xhami”, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet të ketë goditur disa herë me thikë shtetasin 61-vjeçarin banues në Peqin, shtojnë të njëjtat burime.
E.Sh., pasi mori ndihmën e parë mjekësore në Spitalin Kirurgjik Elbasan, u dërgua për mjekim më të specializuar në Tiranë./lapsi.al