Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka sulmuar me një gjuhë të ashpër mënyrën se si e intervistoi gazetari i njohur Arian Çani, kryeministrin Edi Rama ne emsionin Studio e Lire.
Kryemadhi jo vetëm ka hedhur dyshimet se intervista ishte e parapërgatitur, por ajo ka shkuar edhe më tej duke hamendësuar se si pyetjet dhe përgjigjet ishin hartuar nga oligarkët klientë besnikë të kryeministrit, sipas Lapsi.al, duke kuptuar me këtë drejtorin e TV Klan Frangaj.