Home KRYESORE Lulzim Basha në deklaratë urgjente: Jemi para një skandali. Rama të dorëzojë...

Lulzim Basha në deklaratë urgjente: Jemi para një skandali. Rama të dorëzojë Saimir Tahirin

Lideri demokrat, Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për mediat si rrallë më parë pikerisht në orën 09:00.

Deklarata për mediat e liderit demokrat

Të nderuar bashkëqytetarë kam thirrur këtë konference herët në mëngjes, pasi Shqipëria ndodhet përpëra shëprthimit të një skandali me përmasa historike. Pas muajve dhe viteve punë është arrestuar nga policia italiane, Moisi Habilaj, kreu i një prej bandave më të rrezikshme. Moisi Habilaj njihet si kushëriri i Saimir Tahirit ish-ministrit të Brendshëm. Partia Demokratike ka denoncuar 1 400 lidhjet e Saimir Tahirit me bandidët.

Edi Rama e ka marrë në mbrojtje dhe ka refuzuar të ndërmarrë hapat politike dhe ligjore edhe atëherë kur lidhja e Saimir Tahirit dhe automjeti i tij u zbuluan nga opozita.

Çfarë do të thuash tani Edi Rama kur partnerët strategjikë të kanë dhënë materiale të pakundërshtueshme për lidhjet me drogën të ish-ministrit të Brendshëm?

Eshtë çështje orësh dhe ditësh derisa faktet e vëna në dispozicion të bëhen publike.

Pyetja që shtrohet është çfarë pret Edi Rama?

Paratë e drogës dhe muskuli janë përdorur nga Edi Rama në zgjedhjet e 2017.

Sot jo vetëm Shqipëria ka përpara fakte. Por jemi përpara vendimeve të rëndësishme, ndaj shqiptarët kanë dy rrugë: Të pranojnë realitetin ku jemi katandisur apo të kërkojmë të drejtën legjitime për të mos u qeverisur nga ky Kryeministër.

Ka ardhur dita të arrestohet Saimir Tashiri, provat dhe faktet janë në tavolinën e Edi Ramës.

Ai duhet tia dorëzojë Tahirin drejtësisë.

Share: