Home KRYESORE Misteri: Pse Rama fluturoi me urgjencë në SHBA?

Misteri: Pse Rama fluturoi me urgjencë në SHBA?

Kryeministri Edi Rama ka ndërmarrë dje një udhëtim urgjent për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vetëm pak kohë pasi qëndroi aty për 10 ditë.

Burime të sigurta nga stafi pranë tij e konfirmojnë këtë lajm, por sipas tyre kjo vizitë ka të bëjë me një vdekje në rrethin e të njohurve të tij, përtej oqeanit.

Por burime të tjera thonë, se “vdekja” është një alibi pas dekonspirimit të kësaj vizite të fshehtë 24 orëshe në SHBA.

Ato e lidhin udhëtimin me deklaratat e fundit të ambasadorit Lu dhe ultimatumin që i kanë dhënë SHBA-të, për të goditur simbiozën e krimit të organizuar, me zyrtarë të lartë në qeverinë e tij.

Mësohet se Rama ka shkuar në SHBA për të takuar mikun e tij Xhorxh Soros dhe për ti kërkuar ndihmë.

Të njëjtat burime konfirmojnë se e gjitha kjo bëhet, për të shpëtuar kokën e tij, pasi dy ministra aktual të kabinetit që drejton tashmë, “e kanë prerë biletën” e largimit.

Duket se do të kemi një “Deja Vu” të rastit Tahiri, të cilin Edi Rama “ e shiti” pa problem, për të larguar përgjegjësitë e tij nga ajo që ndodhi në vitin 2016 me kanabizimin dhe kriminalizimin e vendit, deri në majë të piramidës shtetërore.

Rama mbërrin sot në Shqipëri dhe pas këtij udhëtimi dhe deklaratave të ambasadorit Lu mësohet se priten zhvillime të rëndësishme, në skenën politike shqiptare./Syri.net/

Share: