Home KRYESORE Mosmarrëveshja qeveri/Omonia ne Himarë! Beleri: Duam certifikatat e pronesise.

Mosmarrëveshja qeveri/Omonia ne Himarë! Beleri: Duam certifikatat e pronesise.

Konflikti i banorëve të Himarës me qeverinë mbetet ende i pazgjidhur ne lidhje me projektin urban te qeverise dhe pronave te banoreve atje.

Gjatë ditës së sotme në Himarë kane shkuar sërish ministrat Gjiknuri e Kumbaro, për t’u takuar me banorët që preken nga plani i ri zhvillimor i qytetit dhe duket se qendrimet nuk jane perputhur.

Në një komunikim me mediat pas takimit, kreu i OMONIA-s, Fredi Beleri, është shprehur se banorët po diskriminohen për shkak se janë me kombësi greke. Sipas tij ata kërkojnë çertifikatën e pronësisë dhe se nuk janë dakord me projektin e qeverise per menyren se si po procedon ai.

Ndërsa ministri Gjiknuri u shpreh se qeveria nuk tërhiqet nga projekti, por do të bëj shpronësimin me vlerën e tregut për objektet që do të shemben dhe se nuk mund te bihej dakord me te gjithe sepse sipasj tij disa perfaqesojne parti politike dhe disa te tjere shoqata te ndryshme!

Gjiknuri nuk tha ku qendron e keqja tek ky moment demokratik dhe dukej qarte qe ishte i pakenaqur nga takimi. Ministrat Gjiknuri dhe Kumbaro ne Himare u shoqerun per arsye sigurie nga forca te shumta policie raportojne gazetaret nga terreni.

Nje fakt tjeter interesant nga Himare eshte edhe sjellja e kryetarit te Bashkise Himare Jorgo Goro i cili eshte shoqeruesi i vetem i ministrave nga Tirana duke demostruar qarte distancen qe ai personalisht ka krijuar me banoret e Himares

Share: