Home KRYESORE Me ne fund shfaqet Qazim Sejdini, ja çfarë thotë për ngjarjen në...

Me ne fund shfaqet Qazim Sejdini, ja çfarë thotë për ngjarjen në Elbasan

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, i cili është vënë në shenjestër të opozitës ditët e fundit pas incidentit me makinën e policisë, ka mbërritur sot në Tiranë. Ai po merr pjesë në punimet e Asamblesë Kombëtare të PS.

Sejdini u gjend përpara mikrofonit të News 24 teksa po hynte për në Asamble, ku u pyet nëse ka ndonjë koment për atë ç’ka po ndodh në Elbasan. “Kam ndonjë koment unë?! Le të flasë drejtësia…”, tha shkurt Sejdini pa dashur të komentojë gjatë atë çfarë po ndodh në qytetin e tij.

Kujtojmë se më 18 Shtator makina e zv/drejtorit të policisë, Gjergji Oshafi u godit nga një Audi i blinduar në portën e tregut agro-ushqimor të këtij qyteti, pronë e biznesmenit Petrit Çela.

Lideri demokrat Lulzim Basha deklaroi se Çelajt kanë mbështetjen e Qazim Sejdinit, dhe sipas tij në automjetin e blinduar ka qenë edhe dhëndri i Sejdinit, Sokol Sanxhaktari.
/Opinion.al

Share: