Home KRYESORE Në treg kufjet që përkthejnë 40 gjuhë të huaja në kohë reale,...

Në treg kufjet që përkthejnë 40 gjuhë të huaja në kohë reale, ja sa kushtojnë:

Më në fund të gjithë ata që nuk mund të kuptojnë disa gjuhë të huaja, gjigandi Google ka menduar që t`i ndihmojë me një palë kufje. Këto të fundit nuk janë si gjithë të tjerat. Ato mund të përkthejnë në kohë reale gjuhët e huaja.

“Pixel Buds” jo vetëm që përkthejnë thuajse çdo gjuhë të huaj, por ju mundësojnë të flisni gjuhë të huaja në kohë reale. Kufjet u prezantuan gjatë një eventi të Google ku një anglez i përdori për të realizuar një bisedë të rrjedhshme me një folës suedez.

Gjithçka duhet të bëni është t’i thoni asistentes në telefon “Më ndihmo të flas italisht, apo japonisht”, dhe telefoni do përkthejë në kohë reale dhe thotë me zë të lartë tekstin, ndërsa gjuha e huaj dëgjohet përmes mikrofonit dhe ju përkthehet në kohë reale në kufje.

Megjithëse momentalisht kufjet suportojnë 40 gjuhë të ndryshme, ato do kushtojnë rreth 200 euro./360grade.al

Share: