Deseret Tavares, thotë se 6 qytete amerikane do të shkatërrohen në një sulm bërthamor.
Parashikuesja e vdekjes së këngëtarit të famshëm meksikan, tërmeteve në Kili dhe Haiti ka bërë një tjetër parashikim i cili do të trondisë SHBA-të.
“Ne do të bombardohemi në tokën amerikane. Qyteti im, Los Angeles, do të shkatërrohet… ” ishte një nga parashikimet që kjo grua, e lindur në Guateque (Boyacá), ia rrëfeu programit ”Los Informates”.
“Armët bërthamore do të hidhen në Shtetet e Bashkuara … ne do të kemi 6 qytete që do të shkatërrohen kimikisht”, tha Tavares.
Tavares u bë e famshme pasi parashikoi tërmetet në Kili dhe Haiti në vitin 2010, vdekjen e disa prej personazheve të famshëm si ajo e këngëtarit meksikan Juan Gabriel. Ajo parashikoi gjithashtu fatkeqësitë natyrore në Kolumbi dhe në Amerikën Qendrore.
Ajo pati parashikuar që Donald Trump do të fitonte presidencën e Shteteve të Bashkuara, pavarësisht nga fakti se sondazhet dhe shtypi favorizonin Hillary Clintonin. /360grade.al