Home KRYESORE OKB: Madridi të hetojë të gjitha rastet e dhunës në Katalonjë

OKB: Madridi të hetojë të gjitha rastet e dhunës në Katalonjë

Komisioneri i Lartë i OKB për të drejtat e njeriut, Zeid Ra’ad Al Hussein i kërkoi sot autoriteteve spanjolle për të nisur hetime “të paanshme” në lidhje me të gjitha aktet e dhunës të kryera në Katalonjë me rastin e referendumit të ndaluar të së dielës.

“U kërkoj autoriteteve spanjolle për të garantuar hetime të plota, të pavarura dhe të paanshme për të gjitha rastet e dhunës”, deklaroi komisioneri i lartë në një mesazh të shkruar, duke bërë thirrje për dialog dhe nënvizuar faktin se ndërhyrjet e forcave të policisë duhet në jenë në çdo kohë të balancuara.

“Ndërhyrjet e policisë duhet të jenë në çdo kohë të balancuara”, shtoi ai.

“Besoj në mënyrë të vendosur se situata aktuale duhet të zgjidhet me anë të dialogut politik, në respektim të plotë me liritë demokratike”, u shpreh ai.

Share: