Home KRYESORE Opozita bojkoton Kuvendin: Kjo mazhorancë ka rënë!

Opozita bojkoton Kuvendin: Kjo mazhorancë ka rënë!

Tension në Kryesinë e Kuvendit. PD dhe LSI kanë braktisur mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve duke shpallur bojkotimin e opozitës në diskutimet për projekt-buxhetin e vitit 2018.

“Kjo maxhorancë ka rënë! Ne nuk do të marrim pjesë në shqyrtimin e projektbuxhetit të vitit 2018. Të krijohen kushtet për zgjedhje”, deklaroi kreu i grupit të PD, Edmond Spaho, para se deputetët e PD dhe të LSI të largoheshin nga Konferenca e Kryetarëve.

Pas largimit të opozitës ka reaguar kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla që deklaroi se nuk i vjen keq për PD-në, por për LSI-në që ndjek nga pas.

Në mbledhje ishte i pranishëm edhe ministri i Financave Arben Ahmetaj.

Share: