Nga Mirela Cela Jorgo
E mbani mend modelin më të fortë të luftës ndaj korrupsionit në Ballkan të nivelit të lartë që u kthye në precedent pasi u arrestua nga Kryeprokurori Special.
Rasti i hetimit të Sanader dhe kompanisë të njohur FIMI MEDIA ka nisur nga informimi proaktiv i vazhdueshëm në media. Gazetarët raportonin që Sanader mbante ora dore shumë të shtrenjta, një prej të cilave vlente mbi 100.000 Euro. Hetimi ka nisur pas indicieve të para dhe ishte shumë i veshtirë grumbullimi i provave. Hetimi u krye nga një skuadër, që konsistonte nga 7 Prokurorë dhe që punonin 16 orë në ditë përfshi të Shtuna dhe të Diela. Është arritur të merren fakte të rëndësishme, që çonin në konkluzionin se ish Kryeministri ishte përfshirë në aktivitete korruptive kriminale.
Dëshmitarë të ndryshëm janë kontaktuar ku kanë dhënë fakte shumë të rëndësishëm veçanërisht për fillimin e procesit.
Prokurorët që kanë punuar me këtë çështje kanë marrë në pyetje një numër të madh personash. Fakte dhe prova janë verifikuar për marrjen e të dhënave të nevojshme. Gjatë hetimit janë marrë në pyetje më tepër se 500 persona disa prej tyre më shumë sesa një herë në mënyrë të përsëritur. Një prej tyre, bashkëfajtor me ish Kryeministrin Mladen Barišić është pyetur 19 herë pasi prokurorët nuk besonin në deklaratat e tij. I janë kërkuar gjykatës të vendosë monitorim me kamera dhe audio regjistrime.
Një hetim i hollësishëm financiar është kryer lidhur me asetet e Sanader. Ka patur një bashkëpunim shumë të mirë me agjencinë e parandalimit të parave të pista, administratës tatimore, dhe ndihmë e veçantë ligjore nga Austria dhe SHBA.
Është kërkuar heqja e imunitetit të Sanader për të cilën Parlamenti ka vendosur menjëherë. Ai është arrestuar në Austri më 10 Dhjetor 2010, dhe është ekstraduar në Kroaci për veprime të mëtejshme procedurale. Ish kryeministri për këtë çështje është dënuar me 8 vjet heqje lirie