Home KRYESORE Përgjimet/ Cilët kërcënon Habilaj? ‘I dua të masakruar, të vdekur që të...

Përgjimet/ Cilët kërcënon Habilaj? ‘I dua të masakruar, të vdekur që të tre’!

Shuma marramendese parash per trafikun e droges jane pjesa me e zakonte e bisedave qe mund te lexosh ne dosjen e pergjimeve te bandes Habilaj ne Itali.

Ky pergjim, pjese e dosjes eshte bere serish ne makinen Fiat Bravo me targë DG826Na ne përdorim të Moisi Habilajt, regjistrim ambiental nga ora 14:00 deri ne 16:21 te dates 20.10.2013:

Ne makine jane Mariglen Alimuçaj, Moisi Habilaj dhe Geni

Pergjimi nis me nje sharje nga Marigleni qe per dike degjohet te thote: Qelbësirat që na kanë…

Me pas nderhyn Moisi Habilaj: Na varrosën dhe na lanë fëmijët rrugëve!… Ua q… do t’i kishim parë femijet tane burra 20 vjeç (e ka fjalen nese do t’i kishin kapur)

Habilaj flet pape: une kam per te marre 160 mije euro nga ky qe…

Mariglen Alimuçaj: Ku e ke makinën?

habi

Moisi: Duhet te shkojme ne poshte dhe do ti them Angelos (i referohet Busacca Angelo, ndr) per t’i marre ato 160 mijë euro ashtu siç janë dhe i dua të vdekur të tre… të betohem mbi dy fëmijët e mi… i dua të masakruar… 160 plus 100… 260… plus 40… 300… 400 mijë euro… nuk mund t’i bësh asgjë….

Habilaj imiton disa persona me siguri me origjinë kataneze duke thënë: Mana Mirere i me figghii… ma morere kistu… ma morere kiddu”! (Duhet te vdesin femijet e mi… duhet te vdese ky… duhet te vdese ai)

Mariglen Alimuçaj: Duhet të mendosh për këta qelbësira… po këta qënkan qelbësira!

Ne bisede me pas ne bordin e BMW 320 dialogje mes Meridian Sulaj dhe Armando Sulaj, nga te cilet verifikohet perfshirja e Armandos ne transportin e ngarkeses se marijuanes./Panorama

Share: