Përgjimet në bordin e veturës Fiat Bravo me targë DG826NA, në përdorim të Moisi Habialjt me Sabaudin Celaj, bërë në datën 16.12.2013, mes të tjerash nxjerrin në pah edhe vështirësitë që ka ndeshur grupi i trafikantëve për dërgesat nga Shqipëria.
Në bisedë e sipër, Mosi Habilaj thotë që të shtyhet puna pas vitit të Ri, pasi “në Shqipëri janë bërë keq punët”.
Habilaj: E di si i thotë andej nga anët tona….(thotë një shprehje të pistë për një person që ndryshe hiqet përballë e ndryshe më pas)
Sabi: Nuk kemi gjë në vijë me atë
Moisi e pohon
Sabi: Po pse ti shpreson për 20?
Moisi: Do i jap ndonjë makinë, për ti hequr qafe
Sabi: Po edhe makinë, por të paktën të fillojmë, cfarë dreqi
Mosi: Do marrim edhe pak…
Sabi: Sikur të kishte nisur m.. por lerë fare
Moisi: Nisemi me Grimaldin nesër
Sabi: Në 7 pjesë?
Moisi: Në 7, shkojmë ndërkohë të takojmë atë Angelon e shikojmë se cfarë do
Sabi: Shkojmë ta takojmë
Mosi: Shkojmë në shtëpi
Sabi: E mban mend shtëpinë
Mosi: Shkojmë me Sebin, vëlla, kështu mbeta me atë
Sabi: Po edhe nëse e takojmë dhe na thotë “anija është gati”, nuk mund të bëjmë asgjë, nëse ky nuk na .. kupton?
Moisi: Do i themi pas vitit të Ri.. vëlla
Sabi: Për momentin, kupton?
Moisi: Pas vitit të ri sepse gjërat atje, (në Shqipëri) janë bërë shumë keq:, (ka parasysh të fitojë kohë)