Home KRYESORE Rama: Përjashtojmë Tahirin nga PS-ja, por nuk votojmë arrestimin e tij

Rama: Përjashtojmë Tahirin nga PS-ja, por nuk votojmë arrestimin e tij

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Partia Socialiste do ta përjashtojë Saimir Tahirin nga grupi parlamentar, por do të votojë të mërkurën në Parlament kundër arrestimit të tij. Sipasj Ramës, Prokuroria e Krimeve të Rënda është përdorur politikisht dhe nuk ka prova dhe fakte për ta arrestuar ish-ministrin.

“Ne nuk do të lejojmë të lincohet me burgosje. Duhet të hetohet me të gjitha mundësitë e kodit penal dhe ne do të vigjilojmë në aspektin e garancive kushtetuese.

Saimir Tahiri do të jetë deputet i lirë, jashtë forumeve të partisë. Ne do ta presim drejtësinë. Ne jemi këtu, prokuroria sjell prova jo gazeta dhe kur të vijë me fakte Komisioni i Mandateve mund të mblidhet sërish. Ne jemi kundër arrestit dhe të mërkurën NUK do të votojmë për burgosjen e tij”, tha Edi Rama në mbledhjen e grupit të PS-së, mëngjesin e kësaj të hëne./Opinion.al

Share: