Në fakt, pasi bie zhurma mediatike, të vjen në kujtesë se Copy right-in e mbarshtrimit të dhive në propagandë e në realitet e mban një mirditor tjetër. Një ish politikan i të majtës, një ish ministër shteti, një ish deputet, dhe një ish nënkryetar i LSI-së.
Ky është i mirënjohuri Ndre Legisi.
Edhe ky personalitet u arratis nga politika, dhe me kohë “mori malet” e shkoi me dhi. Arratisja e ish Ministrit Legisit për të shkuar me dhi, ishte edhe më e rëndë se përfundimi nga ” La Sapienza” në Mirditë i zonjës Rigerta Loku që se njihte njeri deri dje. Por jo vetem kaq.
Ngjarja e sotme ngjan si dy pika uji me ngjarjen Legisi vite më parë. Jo vetëm personazhet janë nga Mirdita por edhe fabula, mbarshtrimi dhe problematikat janē pothuajse njëlloj; mirditor Ndreka, mirditore Rigerta. Dhi ruante Ndreka, dhi ruan Rigerta. Ujë e rrugë mungojnë te Ndreka, uje e rrugë kërkon Rigerta.Të majtës ja kërkon ndihmën Ndreka, të majtes ja kërkon edhe Rigerta. I mërzitur është Ndreka, lot lëshon edhe Rigerta. Për të majten punon Ndreka, për te majtën punon dhe Rigerta. Ambasadorët i hanin djathin Ndrekes, Ambasadoret i qanin dje Rigertës…
U lodha….po e vazhdoj shkrimin me shembujt e Reportazhit të bëre për këtë qellim nga gazetari Ylli Rakipi:
“Arratisje nga Liria”
Këto fusha, një pjesë e të cilave, të lëna djerrë, shtrihen jo shumë larg Tiranës. Këtu nuk ka ujë dhe energjia elektrike mungon.
Mbi kodrat përreth, ngrihen shtëpi të pakta dhe qetësinë e luginës, e prish, herë pas here, zhurma e avionëve që ulen diku pranë.
Jemi në Zalt. Ish deputeti Ndre Legisi i cili mbërriti këtu afro gjashtë vjet më parë.
“Në 2009 së bashku me 5 kolegë të tjerë vendosëm të largoheshim nga politika e partisë nga LSI “….
Pra arratisja me dhi është një shembull i konsumuar për publikun. Dje u arratis Ndreka nga LSI, e sot u arratis Rigerta me dhi.
Kush e ka rradhen?