Home KRYESORE Rrëfehet Agron LLakaj: Ja pse u largova nga “Portokalli”

Rrëfehet Agron LLakaj: Ja pse u largova nga “Portokalli”

Xing me Ermalin’ emisioni satiriko-humoristik i mbrëmjes të së shtunës, ka pasur të ftuar në studio si personazh të dytë, pikërisht aktorin e humorit Agron Llakaj .

Që në hyrje të tij në studio, Ermali u shpreh se ka një konsideratë shumë të madhe për Agronin dhe se ai është legjenda e humorit shqiptar. Ermali dhe Agroni nëpërmjet humorit të tyre kanë treguar se kanë një raport shumë të ngushtë me njëri-tjetrin.

‘Më vjen shumë mirë që ti je rritur kaq shumë në sytë jo vetëm të mitë, por edhe të publikut shqiptar”, ka thënë Agroni. Ata kanë kujtuar edhe kohët kur punon në Portokalli, kur Ermali e quante Agronin ‘profesor’. Agroni kujton edhe imitimin e parë politik që ka bërë, ndaj Pjetër Arbnorit. I pyetur nga Ermali se a ka pasur kërcënime, ai ka thënë se po, ka pasur, por nuk ka preferuar të flas me detaje për to. E ndërsa për largimin e tij ai është shprehur se kishte disa ide të reja të cilat nuk gjetën vend aty. “Më thanë që do jesh drejtor artistik i “Portokallisë” dhe nuk do të dalësh më në skenë. Unë nuk mund të jetoja pa skenën dhe kështu vendosa të largohem”, thotë Llakaj.

 

Share: