Home KRYESORE Si arriti të gjunjëzoj Ronald Regan komunizmin në Evropën Lindore?

Si arriti të gjunjëzoj Ronald Regan komunizmin në Evropën Lindore?

Nga Dr. Diana Skrapari

Ronald Regan ishte fitimtari i luftës së ftohtë dhe për amerikanët personaliteti publik i preferuar sipas një ankete të realizuar nga televizioni në 2005, një vit pas vdekjes së tij. Në politikën ndërkombëtare, periudha e presidencës së tij i takon krizës së raketave evropiane, rearmatimit dhe ngritjen e buxhetit ushtarak për të financuar projektin e iniciativës së mbrojtjes strategjike.Mandati i dytë i tij është shënuar nga vazhdimi i rritjes ekonomike, vetëm pas krashit të tetorit 1987, një inflacion i vogël, një përqindje papunësie të vogël dhe dollari amerikan ishte shumë i fuqishëm në tregjet botërorë. Në planin ndërkombëtar, rearmatimi shpejtoi shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik dhe u shënua nga fjalimi i Berlinit ku Presidenti Regan i bën thirrje Mikhail Gorbaçovit të shembi murin e turpit, murin që ndante Berlinin. (Mister Gorbatchev, Tear down this wall !).

Administrata e tij gjithashtu ka praktikuar një politikë të jashtme kundër forcave të majta, e përbërë nga një ndihmë zyrtare ose, më shpesh, okulte të grupeve guerile që luftonin qeveritë apo regjimet e mbështetura nga Moska, në Afrikë, Azi dhe sidomos në Amerikën Latine.

Lufta e tij ideologjike kundër “Perandorisë së të Keqes” ishte veçanërisht energjike kur filloi Iniciativën e Mbrojtjes Strategjike (Strategic Defense Initiative), një program ushtarak i njohur si “Lufta e Yjeve” (Star Wars) për të mbrojtur territorin e SHBA-ve nga raketat sovjetike. Por në dhjetor 1987, dy Fuqitë armike nënshkruan përfundimisht Traktatin e Uashingtonit, një marrëveshje historike për eliminimin e përbashkët të raketave bërthamore me rreze të mesme.

Presidenti i 40-të i SHBA-ve që në mandatin e tij të parë i kishte idetë e qarta dhe donte të gjunjëzonte Bashkimin Sovjetik duke e quajtur Perandorinë e së Keqes. Në një mbledhje që ai pati dikur me disa këshilltarë të tij, ai ju bëri një pyetje të thjeshtë: “Si mund ta gjunjëzojmë dhe shkatërrojmë komunizmin në botë?” Shënjestra e tij ishte BS. Dikush nga këshilltarët e tij e këshilloi që të fillonte të armatoste sa më shumë SHBA-në dhe kështu BS do të ndiqte të njëjtin ritmën armatimi për ti bërë ballë një lufte të mundshme midis dy superfuqive. Por BS nuk do ta fitonte këtë luftë armatimi pasi ekonomia e tij e planifikuar do ta conte drejt një shkatërrimi ekonomik. Në të vërtetë, kështu ndodhi. BS filloi të armatosej më të njëjtin ritëm si SHBA, por ekonomia sovjetike shkoi drejt një krize në fund të viteve ’80, gjë që coi në shpërberjen e BS, prishjen e bllokut lindor dhe rënien ekomunizmit në Evropën Lindore.

Kur ai vdiq më 5 qershor 2004 në shtëpinë e tij në Bel Air, Los Angeles, në moshën 93 vjecare, la si trashëgimi lindjen e lëvizjes moderne konservatore, rilindjen ideologjike të së djathtës amerikane dhe fundin e Luftës së Ftohtë.

Ai ka dhënë një kontribut të madh në historinë botërore dhe fjalët e tij në Londër në qershor 1988 do të ngelen të paharruara:

« Ne e vendosim besimin tonë në një ligj suprem …ne mendojmë që njerëzimi nuk duhet cnderuar nga Shteti i plotfuqishëm, por duhet të jetojë sipas imazhit dhe ngjashmërisë së Atij që e krijoi ».

.

 

Share: