Home KRYESORE Tahiri, droga, korrupsioni, deklaratat e … dhe e vërteta që fshihet

Tahiri, droga, korrupsioni, deklaratat e … dhe e vërteta që fshihet

Nga Kasem Seferi

Për ta analizuar krimin e/ose jo të organizuar në Shqipëri duke e krahasuar me një dukuri që është shfaqur në vende, shoqëri dhe kultura të ndryshme në të gjithë botën, duke u shtrirë në shkallë globale dhe, kur nuk mund të thuhet se është zhvilluar në disa zona gjeografike të sigurta, në grupe etnike të vetme, ose në sisteme shoqërore të veçanta, është një:

  • sfidë e madhe politike;
  • ekonomike;
  • shoqërore; dhe e
  • sistemit të drejtësisë.

Për një kuptim më të mirë të krimit të organizuar dhe për përpunimin e masave të përshtatshme për ta luftuar atë, është e domosdoshme të eksplorohet konteksti i krimit të organizuar dhe të analizohen kushtet ligjorë, shoqërorë dhe politikë që e bëjnë të mundshme shfaqjen dhe ekzistencën e krimit të organizuar.

Një nga përpjekjet më të suksesshme për të shqyrtuar krimin e organizuar mund të gjendet në analizën ekonomike të organizatave kriminale, mjedisit të tyre, strukturës dhe operimeve të tyre.

Po analizojmë sipas të Nobelistit Gary Baecker:

“Individi llogarit:

  • të gjithë mundësitë e tij praktike të fitimit të të ardhurave të paligjshme;
  • shumave të të ardhurave të ofruara nga këto mundësi;
  • shumave të të ardhurave të ofruara nga metoda të ndryshme të paligjshme;
  • mundësinë e të qënit të arrestuar në qoftë se ai vepron në mënyrë të paligjshme; dhe
  • ndëshkimit të mundshëm që duhet që ai të kapet.

Pas bërjes së këtyre llogaritjeve, ai zgjedh veprimin ose profesionin me fitimin më të madh.

Parimi mbështetës i analizës ekonomike të krimit ka qenë hamendja se krimi mund të konsiderohet si veprimtari e paligjshme ekonomike dhe se ata që bëjnë krim janë njerëz që, në mënyrë të arsyeshme dhe normale, llogarisin dhe maksimizojnë parapërqimet e tyre njësoj si pjesa tjetër e njerëzve.

Nga ana ligjore ata fshihen pas veprimetarive që vijojnë:

  • bujqësi;
  • industri;
  • tregti;
  • komunikacion; etj.

Pra, veprimtari e paligjshme:

  • e organizuar;
  • etnikisht;
  • shqiptar; dhe ose
  • bashkëpunimi me krimin e organizuar jo shiqptar (grupe të tjera etnike gangsterësh) dhe e atë të pa organizuar (krimi individual kundër pronës që ndihmon krimin e organizuar për arsye ekonomike si qiraja për përdorim të ndërtesës qoftë vilë, ose depo, ose magazinë).

Media e shkruar, elektronike ka sjellë aq shumë fakte përsa u përmend më lart, pothuajse nga e gjithë Shqipria dhe, veçanërisht, në Jugun e Shqipërisë.

Prova të hershme kanë qenë shumë të kujdesshme për të nxjerrë lidhjet ndërmjet veprimtarive të biznesit dhe atyre kriminale, duke deklaruar, në mënyrë justifikuese, se:

  • biznesi dhe krimi janë kategori sjelljesh të dalluara dhe totalisht të ndara;
  • biznesi është më i kuptuar në mënyrë të përshtatshme në termat që rrokin produktet dhe shërbimet legjitim dhe ligjor;
  • përtej një pike të tillë klasifikimi, madhësia dhe pronësia janë dallime madhore brenda biznesit (të cilët duhet të sugjerojnë me mungesën e tyre se nuk janë hije të ligjshmërisë dhe legjitimitetit);
  • firma e menaxhuar në mënyrë profesionale është modeli mbizotërues i biznesit;
  • në qoftë se ndonjë fushë e menaxhuar e veprimtarisë kriminale duhet të shihet si ekuivalent i biznesit, struktura e firmës së menaxhuar në mënyrë profesionale do të sigurojë paralelet më të dobishme.

Ndërmarrjet ligjore ekzistojnë për qëllimin e bërjes së fitimit nga sigurimi i mallrave dhe shërbimeve ligjor në tregun ligjor.

Organizatat kriminale, në mënyrë të kundërt, kërkojnë t’i bëjnë fitimet e tyre duke siguruar mallra dhe shërbime të paligjshëm në tregjet e paligjshëm (shpesh të përshkruar si “ekonomi e nëndheshme”).

Organizatat kriminale konsiderohen si palë e kundërt e paligjshme për ndërmarrjet legjitime:

  • trafikuesit e drogës mund të përshkruhen si shitës me shumicë në tregun e paligjshëm;
  • shpërndarësiit e vegjël si shitës me pakicë; dhe
  • trafikuesit e emigrantëve si palë e kundërt e paligjshme e agjentit të emigracionit.

Por, ndryshe nga palët e tyre ligjore, organizatat kriminale për të arritur qëllimet e tyre favorizojnë mjetet kriminale të cilat për ato janë më efektive dhe më fitimprurëse lidhur me mundësitë ligjore.

Organizatat kriminale i bëjnë fitimet nga veprimtaritë në tregjet ilegale duke siguruar mallra dhe shërbime të paligjshëm dhe ato ekzistojnë për shkak të një kërkese për mallra të paligjshëm

Arsyet kryesore për shfaqjen e tregut për trafikimin e emigrantëve janë:

  • kufizimet e emigracionit ligjor të vendosur nga vendet e industrializuara;
  • kërkesa e rritur për hyrje në këto vende; dhe
  • risqet e vegjël në mënyrë krahasuese dhe fitimet e mëdha që përfshihen në trafikimin e migrantëve.

Format organizative dhe operuese te ndërmarrjes së trafikimit të emigrantëve janë të njëjta me atë të një siguruesi të shërbimeve legjitim me disa tipare shtesë që kërkon tregu i paligjshëm dhe, me qëllim që të maksimizojnë fitimin ekonomik të veprimtarive të tyre, trafikuesit imitojnë strukturat e bizneseve ligjorë nëpërmjet organizimit, globalizimit, burimeve njerëzore, furnizimit, prodhimit, shpërndarjes dhe financës.

Për aq kohë sa trafikantëve dhe tregtarëve të drogës nuk u mundësohet të shkojnë në gjykata për të detyruar zbatimin e kontratave dhe përgatitje të tjera të biznesit, atayre nuk u ngelet zgjidhje tjetër përveç dhunës private.

Natyrisht organizimi i një tregu të zi, që nis me anë të sigurimit të dhunës mbrojtëse, ka, gjithashtu, nxitës të fortë për t’u angazhuar në agresion, gjë që i karakterizon veprimet e dhunshme të mafiozëve të drogës dhe bizneseve të tjerë të paligjshëm, thjesht, si biznes dhe jo personal.

Prohibicioni, ligjet anti – lojra të fatit, si dhe lufta kundër drogës nxitën korrupsionin në polici.

Për shembull, Kapiten McCluskey, te filmi “Kumbari“ (luajtur nga Marlond Brando), të cilin mafiozi Majkëll (luajtur nga Al Pacino) e vret, mblidhte rryshfete të mëdha nga kriminelët për arsye se ai në fakt isht rojtari i derës të tregjeve të paligjshme shumë fitimprurëse (që  mund të karahasohet me rastin e shfrytëzimit të mineralit të kromit në Bulqizë dhe deklaratat – akuzë në publik të oficerëve të policisë Dibër).

Përfundimisht dhe, pothuajse, në mënyrë të përsëritur, ngjashmëritë, më saktë se sa diferencat ndërmjet liderëve të mafias, politikanëve të zakonshëm dhe zyrtarëve publikë, mund të shprehen qartë dhe thjesht:

Të dy palët i detyrojnë njerëzit të paguajnë për “mbrojtje” dhe të dyja portretizohen si të korruptuara dhe vetë – shërbyese, si dhe i mbulojnë krimet me një llustër të retorikës moralizuese.

Infiltrimi i krimit të organizuar në ekonomi është bërë, bëhet dhe, ndoshta, mund të bazhdojë të bëhet me anë të:

  • kërcënimit me dhunë;
  • përdorimit të burimeve financiare: kontributit të firmave që simpatizojnë krimin e organizuar;
  • remitancave nga emigrantët nëpërmjet qarkullimit informal të sistemit bankar;
  • kontrollit ndërkombëtar dhe blerjes së kompanive;
  • infiltrimit në tregjet financiare ndërkombëtare nëpërmjet mjeteve/aseteve të firmës;
  • veprimtarisë tregtare, si gurë dhe metale me vlerë, nafta, etj;
  • veprimtarisë klasike kriminale; dhe
  • bashkëpunimit me punëmarrës ose funksionarë shtetërorë.

Burimet e financimit të krimit të organizuar që kanalizohen nëpërmjet sistemeve formale dhe informale, vijnë nga një varietet origjinash, disa kriminale disa jo, por më të rëndësishmet janë ato të brendshme – individuale, si ato dhe të firmës që vijojnë:

  • paraja nën dorë dhe korrupsioni;
  • diaspora – komunitetet emigrante;
  • niveli i lartë i krimit të organizuar: mashtrimi, prodhimi i paligjshëm dhe kontrabanda e drogës, pengmarrja, vjedhja me armë, trafikimi i qenieve njerëzore dhe investimet dhe bizneset legjitime: paraja përdoret për të blerë ndërmarrje dhe për t’u angazhuar në tregti me fitim.

Rasti Tahiri është rasti i rasteve për të gjithë aferat e krimit të organizuar, me të cilin do të davariten të gjitha retë që përhapen në median shqiptare, ndikur dhe/ose nga media e huaj.

 

E ardhmja e Shqipërisë dhe e shqiptarëve, jo vetëm në Republikën e Shqipërisë, në Republikën e Kosovës dhe më tej (rreth e rrotull kufijve dhe në botë), do të ishte më e sigurt në më shumë se një kuptim shoqëror dhe jo individual.

 

OH, Sa mirë me qenë SHQIPTAR!

Duhet parë në “STADIUMIN” e çdo familje shqiptare, sikundër e përfshimë më lart.

 

Kasem Seferi – ekonomist

Share: