Nga Xhehuzela Xh Krrashi
Periudha e rinise eshte me e rendesishmja, por edhe me e rrezikshmja. Ajo eshte etape e gjallerise dhe prodhimit,periudhe e vrullit, vendosmerise dhe aktivitetit. Ajo eshte periudhe e fuqise e cila ndodhet mes dy mosheve: moshes se femijerise dhe moshes se pleqerise. Rinia eshte vertet pasuria me e çmueshme por eshte edhe segmenti me i rendesishem i kesaj pasurie njerzore,prandaj nese deshiron te njohesh ardhmerine e nje vendi atehere duhet te shikosh gjendjen e rinise se tij.
Shqiperia ime nuk e ka nje ardhmeri te ndritur, sepse te rijnte shqiptare vuajne nga nje virus shume i perhapur ne shoqerine tone. Te rijnte tane ikin ne shkolle dhe nuk e kane qellimin dhe as nuk jane te vetedijshem qe jane ne rrugen e dijes. Ajo pakice qe e deshiron shkollen mbetet po perseri plot pesimizem, me mendimin qe nje dite nuk do kene mundesi punesimi, sepse ne vendin tone zen pune fjala e nje miku apo nje antarsim partiak.
Drejtuesit e vendit tone flasin shume per ne si rini, por nuk bejne qofte edhe nje hap te vetem per te ardhmen tone, por na lene te mendojme emigrimin ne cdo sekond kohor,duke mbyllur mundesite tona per punesim dhe nje te ardhme te mire. Gjithmone kur degjoj fjalimet e tyre pyes veten nese ky vend drejtohet nga disa njerez te zgjuar qe tallen me ne, apo nga disa idjote qe flasin seriozisht.
Nje kope qe dita dites na shtypin ederrat. Cdo dite me ndodh te degjoj fjalen “jetoje jeten sa je i ri” dhe si mund te jetosh kur nuk ke nje arsye te vetme, nuk shikon te pakten nje drite ne fund te nje tuneli. Ku shpresat per mbijetese jane shuar, ku shkrimet dhe poezite e dhimbshme jane aftesia e tyre dhe vetevrasja eshte zgjidhja konkrete per ta, ku ne nje oqean te mbushur me humbje, dallga e vdekjes eshte shpetimi i tyre. Nje vend me drejtesi dhe punesim per te rinjte eshte palltoja me e ngrohte per ta.
Fatkeqesisht te rijnve tane ju ka vdekur shpirti dhe vazhdojne e jetojne jeten si kufome e gjalle, me dite monotone qe sjellin vetem zgjimin nga gjumi ne oren dymbedhjete te drekes, kafen dhe cigaren esull tek lokali poshte pallatit dhe nje pako fara duke e copetuar neper dhembe, nje lloto sporti,thyerjen e nje dyqani per grabitje dhe ne fund e mbyllin diten me nje trifletsh ne qender te lagjes.
Te shtrejntin liber e kan zevendesuar me nje smartphon, ku te bejne te fortin, gangsterin dhe bad boy eshte angazhimi i tyre. Droga dhe alkoli jane miqte e pa ndashem neper fotot e cdo te riu, pantollonat gjysem te ngritura, bluzet e gjera, dorezat prej hekuri dhe thikat me maje te prehte, jane stili i perditshem i tyre.
Te konsumosh ushqimin e nenes, te degjosh keshillen e babit dhe te pershendesesh gjysherit per rinine e sotme eshte tejet humbje kohe, nje rast ku rinia dhe te vjeterit e tyre, shikohen me syte e perbuzjes.
Tashme jam e qarte qe mund ti vendos epitetin kalbezim, ku gjithe perparimi shoqeror, dashamiresia ndaj njeri- tjetrit kane lene shendene dhe jane zevendesuar me fanatizma. Me shume se kurre egoizmi i ka mberthyer per qafe ku nuk ja varin te dobtit, te moshuarit, te vobektit dhe nevojtarit.
“Nje rini ku dashurine po zevendeson me urrejtjen vetem per sponte erotike kalimtare pa menduar per riprodhimin familjar. Komunikimi nuk eshte hobi i tyre, por arma e karikuar mire me fishek, ku nje debat mes miqesh degradon me vrasjen dhe gjakderdhje mes tyre. Te ngopesh syte me gjakun e nje shoku apo moshatari, te stervitesh veshet me zhurmen e bresherive te kallashnikove per rinine tone eshte pjese e orarit te dites se tyre”.
Sikur rinia jone te synonte kujdesin dhe formimin e personalitetit te saj, ti kontribuoje rrethit dhe shoqerise e ne vecanti vetvetes ku e cila vleresohet si pasuria e kombit, do ishte vertet nje e ardhme e ndritur per vendin. Duhet edukim dhe arsimim qe rinia te pajiset me vlerat dhe formimin e personalitetit te saj.
Atehere rinia me kete dashuri dhe vizion per te ecur perpara mund te siguroje te ardhmen dhe mireqenin e merituar.