Home KRYESORE TVSH për biznesin e vogël/ Basha-Ramës: Sharlatan! Lëri provokimet, oligarkët i mbron...

TVSH për biznesin e vogël/ Basha-Ramës: Sharlatan! Lëri provokimet, oligarkët i mbron ti

Lideri demokrat Lulzim Basha u kthen përgjigje akuzave të mazhorancës lidhur me taksën e biznesit të vogël. Kujtojmë se Erion Braçe ishte ai që akuzoi se Basha po mbron oligarkët të cilët nuk paguajnë TVSH duke u maskuar si biznes i vogël. Statusi i Braçes u shpërnda në facebook edhe nga Kryeministri Rama. Në përgjigje të tyre, Lulzim Basha shkruan se “është marrëzi të akuzosh opozitën se po mbron oligarkët kur ata qendrojnë në paradhomën e Ramës”.

Statusi në facebook i Bashës

Keqardhje për Kryeministrin i cili në panik e çoroditje totale nga reagimi popullor, opozitar dhe i institucioneve financiare ndërkombetare, lidhur me futjen e biznesit të vogël në TVSH, rreket te gjeje strehe tek statusi i një deputeti të tij (Braçes).
Marrëzi te thuash se Opozita po i del ne mbrojtje biznesit te madh duke propozuar kufirin e regjistrimit në 12 milione leke?!

Pra, te nxjerresh jashte skemes se TVSH dhjetra mijera biznese te vogla dhe t’u garantosh atyre nje taksim te thjeshte e te ndershem me kuota fikse e pa regjistrime kontabel te nderlikuara, qenka mbrojtje e oligarkeve? Sharlatanizem!

Pse Kryeministri dhe deputeti i tij pas gati 4 vitesh ne pushtet paskan lejuar te edhe nj te shtiren si te vegjel? Pse pas kaq e kaq fushatave gjoja anti-informalitet, shteti i km dhe deputetit te tij detyrohet te dorezohet para oligarkeve te vertete te cilet duan t’u rrembejne te vegjelve djersen, mundin dhe sakrificen ne 21 vite jete te ekzistences se tvsh?

Po FMN e lexon KM dhe deputetin e tij? Po ekspertet e tij i degjon KM dhe deputeti i tij?

Kush ju pergjigjet pyetjeve te mesiperme e kupton qarte se i vetmi qe mbron oligarket eshte KM dhe deputeti i tij.

Lerini provokimet dhe uluni te diskutoni me biznesin e vogel, me shoqatat e konsumatoreve, me FMN, pse jo, edhe me opoziten. Propozimi yne per rritjen e pragut te biznesit te vogel pa TVSH ne 12 milione leke eshte zgjidhja per kete situate absurde.

Statusi i Ramës në facebook

Erion Braçe është padiskutim një zë që kurrë nuk i ka tradhëtuar interesat e më të dobtëve. Ja sa thjesht e shpjegon, kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë e Financave, thelbin e qëllimit tonë në shtrirjen e regjimit të TVSH-së edhe tek biznesi i vogël, ndërkohë që opozitat janë bërë Front i Mbrojtjes së Informalitetit të Biznesit të Madh, duke gënjyer e propaganduar broçkulla, për të përhapur panik tek biznesi i vogël dhe aktruar rolin e mbrojtësit të të vegjëlve:

“Lulzim Basha po u shërben oligarkëve qe kane kapur ekonominë ne këtë vend! Propozimi i tij për një prag unik në 12 milion lekë (të reja) xhiro në vit, nuk i çliron të vegjëlit nga frika e pragut aktual që i shtrëngon të mos “i bien kasës”.

Jo! Nuk bëhet fare fjalë për këta “te vegjël”, kur flitet për evazionin në skemën e TVSH. Bëhet fjalë për ata të mëdhenj që kanë krijuar të vegjëlit e tyre në letër, apo ata “të vegjël” në letër që janë thuajse prej vitesh të mëdhenj.

Pragu i Lulzim Bashës në 12 milion, i krijon gjithë këtij rreshti të madh të evazionit, mundësinë e artë të mos marrin nipte e as të fshihen mundimshëm pas nipteve sekondare, por të krijojnë fiktivisht biznese të tjera “te vogla”, që do kenë një xhiro deri në 12 milion. Kjo është skema që po kërkojnë oligarkët dhe Lulzim Basha po lobon në emër të tyre, duke përdorur të vegjëlit”.

Më qartë se kaq nuk ka! Taksa e biznesit të vogël do të mbetet zero. Çmimet nuk ka asnjë arsye të rriten për shkak të regjimit të ri të TVSH-së në biznesin e vogël. Skema po axhustohet edhe në bazë të konsultimeve me biznesin e vogël e me ekspertët vendas e të huaj. Vitin tjetër do kemi jo vetëm më shumë të ardhura, po edhe më shumë rend ligjor e konkurencë të ndershme në ekonomi./opinion.al

Share: