Home KRYESORE Vasili hedh bomben: Pas 2 javësh skandal i madh, zbulohen transfertat jashtë

Vasili hedh bomben: Pas 2 javësh skandal i madh, zbulohen transfertat jashtë

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka bërë një deklaratë të fortë i ftuar te “5 pyetjet nga Babaramo”, në Report Tv.

Ai u shpreh se pas dy javësh do plasë një tjetër skandal në vijim të hetimeve për trafikun e drogës, ku sipas Prokurorisë rezulton i përfshirë edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Vasili foli për transferta parash në bankat jashtë vendit, pa përmendur emra, ndërsa shtoi se janë para të pista nga trafiqet por dhe korrupsioni.

“Kam thënë se shumë qartë dhe prerë debatet e sotme nuk janë asgjë në krahasim me debatet që do të vijnë në vazhdim ku do të jenë të shumë të rënda. Do të ketë dhe ngjarje të mëdha. Të krimit dhe të trafikut, edhe të parave të pista dhe parave të transportuara diku larg. Që janë para jo të pastra, të jeni shumë të qartë, të prodhuara edhe nga trafiqet dhe nga korrupsionit. Po, po do të ketë dhe ngjarje të mëdha. Kur? Doni ditën dhe orën? Që nga 28 shtatori, pati rreth 3 javë besoj të jetë kaq ose më pak se sa kaq. Do të ketë vazhdimisht raste të tilla” – u shpreh Vasili.

Share: