Nga Artur Roshi*
Qeveria thotë se vitin që vjen do aplikojë skemën e TVSH edhe tek biznesi i vogël pa përjashtim.Motivimi i kësaj inisjative është formalizimi i ekonomisë,pra ti paguaj shtetit në masën që i takon në propocion me atë që fiton.
Në pamje të parë është një parim që nuk mund ta kundërshtosh,parimi i pagesës së taksës së individit për çështjet publike.Mirpo ky “parim” ka një marrëdhënie biunivoke me parimin e të drejtës për të bërë biznes ,prandaj dhe bëhet i dyfishtë,sepse nuk qëndron njëri pa tjetrin.
Kështu që ky “parim i dyfishtë”që të jetë funksional duhet ta njohin për parim të dy palët,shteti dhe qytetarët si subjekte të kontratës shoqërore si themel i organizimit të shoqërisë.
Gjykimi që bën qeveria është i njëanshëm sepse i referohet interesit të shtetit dhe jo interesit të biznesit ,e aq më tepër kur shteti e trajton interesin e tij në dëm të qytetarit si qëllim në vetvete.
Në vendet e zhvilluara në marrëdhënien midis individit që bën biznes dhe shtetit është interesi i qytetarit që prevalon.Pra shteti duhet për qytetarin dhe qytetari për shtetin.
Nisur nga ky kontekst le ti referohemi argumentimit pse dëmtohet biznesi i vogël nga skema e TVSH. Ajo që duhet të dallojmë është gabariti (zona nga kufiri i poshtëm në kufirin e sipërm),i lejuar për funksionalitetin e biznesit.
Një biznes është funksional deri në momentin kur ruan interesin e biznesmenit,pra deri kur motivi i tij,fitimi është në kufirin e përputhshmërisë të investimit,të punës së harxhuar dhe të nevojave familiare.Ky është kufiri i poshtëm i egzistencës funksionale të biznesit.Sa është ky i shprehur në shifra ? A përputhet me kufirin e xhiros 5.000.000leke në vit që qeveria ka vendosur për kufirin e biznesit të vogël ?
Besoj që jo sepse ndryshe nuk do të kishte kundërshti kaq të fortë nga biznesi.Si mund të mendosh se me një xhiro ditore afërsisht 13.800 lekë që i përgjigjet xhiros vjetore 5.000.000 lekë mund të përballosh shpenzimet konstante,faturë dritash,faturë uji,sigurime shoqërore,paga punonjësish,taksën e ndërtesës ose qeranë e objektit,shpenzime plotësuese sipas llojit të biznesit,pagesën e sigurisë së dyqanit,pagesën e ekonomistit për deklarimet, dhe në fund të fitosh.
Fitimi është diku te 10% e xhiros ditore,pra 1.380 lekë në ditë,pra kemi të bëjmë me një biznesmen pa biznes. Kjo gjë e vë biznesin para dilemës,të jetojë duke gënjyer apo të mos jetojë duke mos gënjyer.
Të duam të vërtetën duhet të pranojmë që ky kufi nuk duhet të jetë më poshtë se 11.000.000 lekë xhiro vjetore.
Mbi këtë pikë kufi fillon zona e qëndrueshmërisë së biznesit që mbaron në pikën e kufirit të sipërm të tij.Ky kufi duhet të afrohet rreth xhiros vjetore 14.000.000 lekë që të kemi një biznes solid e të qëndrueshëm.
Mbi kufirin e sipërm të biznesit futemi në zonën e fitimit të vërtetë dhe për rrjedhojë në zonën që duhet të jetë kompromisi i palëve,shtetit dhe individit.
Këtu duhet të fillojë aplikimi i skemës së TVSH,e thënë më qartë biznesi i vogël duhet të jetë deri në kufijtë e xhiros vjetore të paktën 14.000.000 lekë.
Sot kemi një gjëndje lëngatë të ekonomisë në tërësi për shkak të politikave fiskale që ndjek qeveria dhe të agresivitetit të saj ndaj biznesit në katër vitet që shkuan.Fuqia blerëse ka rënë,besimi për të patur sukses në biznes ka rënë e cila duket tek numuri i hapjes së bizneseve të reja që është i papërfillshëm,fitimi i tyre ka rënë ndjeshëm,etj.
Me këtë gjëndje futja e TVSH do jetë goditja përfundimtare ndaj biznesit.
Ajo do ndikojë në rritjen e çmimit për çdo produkt e cila do sjellë rënien e fuqisë blerëse për rrjedhojë bie xhirua mujore dhe biznesi shkon drejt falimentimit.
Nga ana tjetër qytetarit i humbet shërbimin afër banimit apo vendit të punës dhe duhet të humbasi më shumë kohë dhe litra naftë ,tu drejtohet pikave të mëdhaja p.sh.supermarketeve të cilat do krijojnë monopole që më vonë do diktojnë çmime artificiale.Përveç rritjes së çmimit do rritet pagesa për diferencën e TVSH nga biznesi,do rritet kuota e pagave për pagesën e një ekonomisti,do rritet shqetësimi i biznesit për shkak të nivelit të ulët të kapacitetit të menaxhimit i cili do rrisë frikën e tij për të egzistuar,uljen e optimizmit për punë dhe si rrjedhojë falimentin.
Qeveria këtu harron qëllimin e vet që duhet të ketë,rritjen e mirëqenies së qytetarit dhe rritjen e ekonomisë si përcaktuese e saj,dhe përkushtohet në pagesën e një takse publike e cila rëndon qytetarin dhe nuk ndikon në rritjen e ekonomisë.
Një ekonomi që zhvillohet në kushte të caktuara ,jep një sasi produkti të caktuar që ka një vlerë të caktuar dhe këtu mbaron çdo gjë hidhe fajin ku të duash pse nuk ke një vlerë më të madhe të saj.
Janë kushtet që qeveria krijon në tërësi për zhvillimin e saj,prioritetet etj,dhe nuk është hallka e fundit para konsumatorit që nuk paguan një taksë për punët publike.
Qeveria duhet të interesohet për stabilitetin e atij që paguan taksën në se kërkon ta marri taksën.
Përfundimisht ,të gjithë e dimë që biznesi e fsheh xhiron,por kjo nuk është për faj të tij sepse ai do të mbijetojë me qëllimin e vetëm për të fituar.Kjo është për faj të qeverisë që vendos pragun e funksionalitetit të biznesit të vogël në kufijt e xhiros vjetore 5.000.000 lekë pa patur logjikë bilanci,por logjikë pengu sepse që të egzistojë biznesi kërkon lejen informale të qeverisë.
Në këtë mënyrë me aplikimin e skemës së TVSH Qeveria ka forcuar sistemin e pengut për biznesin e vogël.
*Autori eshte kryetar i Ballit Kombetar Demokrat